Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Reali nuk i rrit pagën, PSG i “qepet” pas kampionit të botës

Raphael Varane nuk është më i lumtur në Madrid dhe po mendon seriozisht largimin nga Reali pasi nuk ndihet i vlerësuar aq sa duhet. Kështu shkruan sot spanjollja "AS", e cila hedh dritë edhe mbi shkaqet e kësaj "lufte të ftohtë".

Dhe të mendosh se jo shumë kohë më parë, ai rinovoi kontratën me të bardhët deri në vitin 2022. Sidoqoftë, gjërat që kanë ndodhur në fillim të sezonit e kanë mërzitur francezin.

Varane është zemëruar me klubin për shkak se nuk ka marrë asnjë vlerësim në "Santiago Bernabeu", pavarësisht fitimit të titullit të kampionit të botës me Francën në "Rusi 2018". Umtiti u vlerësua për këtë te Barça. Ashtu si Lucas, Lemar dhe Griezmann tek Atletico Madrid. Kjo e shtoi shqetësimin e tij, ndërsa priste që vlerësimi të vinte në formën e rritjes së pagës.

Në fakt, ai nuk pranoi të udhëtojë për në ceremoninë e "Topit të Artë", pavarësisht se u mbajt në Paris, një ngjarje e madhe, ku ekipi i tij kombëtar u nderua për fitimin e Botërorit. Përveç kësaj, PSG i ka dërguar atij një ofertë joshëse financiare për të nënshkruar, ndërkohë që agjenti i kampionit të botës po kërkon me ngulm rritje të re page nga klubi i bardhë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore