Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Ringjallet” Brazili, mposht me përmbysje Çekinë!

Brazili bën autokritikë pas atij barazimi të shëmtuar ndaj Panamasë. Në miqësoren e dytë pas pak ditësh atë ndaj Republikës Çeke, brazilianët triumfuan 1-3 me përmbysje në një ndeshje ku u pa në fushë një Brazil me dy fytyra.

Në pjesën e parë Çekia e dominoi Seleçaon dhe gjeti golin me një goditje nga distanca të Pavelkas në minutën e 37-të.

Megjithatë në fraksionin e dytë Brazili ishte super duke realizuar tre herë me Firminon dhe Gabriel Jesus që i ardhur në fushë nga stoli shënoi një dygolësh për t’i dhënë fitoren skuadrës së Tites.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore