Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Protesta/ “Një burrë shteti rri në fron”, Rama replika në FB: S’ka pyll pa derra!

Protestën e sotme të opozitës, e cila u mbyll pas 4 orëve dhe disa rrethimeve të zyrës së tij, Kryeministri Edi Rama e ndoqi nga qyteti i Beratit, ku zhvilloi takime me operatorët turistikë dhe mori pjesë në aktivitete të ndryshme.

Shefi i qeverisë ia mori edhe një kënge polifonike bashkë me disa fëmijë të veshur me kostume popullore, teksa në Tiranë para Parlamentit u hodhën gurë, gaz lotsjellës dhe ujë në një "betejë" protestues-polici.

Por pavarësisht se është treguar i qetë në pamje të parë, replikat e Ramës me komentuesit në Facebook të lënë të kuptosh të kundërtën.

[gallery td_select_gallery_slide="slide" ids="699214,699215,699216,699217,699218"]

Duket se kryeministrit nuk i kanë pëlqyer disa kritika nga qytetarët, të cilët e kanë pyetur pse ai nuk ishte sot në Tiranë.

Një burrë shteti duhet të rri në fronin e tij,  tregon që s?je njeriu duhur", shkruan një komentues, të cilit Rama i është përgjigjur: "Sot nuk jetojmë në kohën e froneve po në kohën e punës me njerëzve dhe njerëzve, po jam s?jam unë njeriu i duhur, këtë fatmirësisht e ke në dorë ti ta vendosësh".

Një tjetër komentues e quan kryeministrin iniciator të përçarjes së Kosovës, por Rama i thotë se se ndërsa lexon fjalë të tilla s? ka se si mos kujtojë shprehjen se "çdo pyll ka derrat e vet, e çdo vend ka veshëgjatët e vet".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore