Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ruçi aprovon listën e 5 deputetëve të rinj

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka kaluar listën e 5 deputetëve të rinj të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Mbledhja e drejtuar nga kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, ka miratuar vendimet nr. 41,42,43,44 dhe 45 datë 11.03.2019, të KQZ-së që u jep mandatet përkatësisht: z. Lefter Maliqi, znj. Elda Hoti, znj. Edlira Hyseni, znj. Ediola Braha dhe znj. Majlinda Halilaj.

Si rezultat i dorëheqjeve të deputetëve opozitarë nga mandati i deputetit Kuvendi në mbështetje të nenit 164 të Kodit Zgjedhor i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për ta njoftuar për vakancat e krijuara. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, u shpreh dakord për vendimet e KQZ-së dhe do t'i paraqesë raportin përkatës seancës plenare

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore