Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Lista e “Dardanëve”, për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë

24 "ushtarë" të thirrur nën armë nga "gjenerali" Berndard Challandes për dy ndeshjet e Kosovës në muajin mars, me Danimarkën në miqësore dhe Bullgarinë në eliminatoret e Euro 2020.

Florent Hasani, Bersant Celina e Bernard Berisha janë 3 futbollistët e rinj të ftuar nga trajneri Challandes, të cilët nuk ishin në dispozicion të teknikut në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit. Celina dhe Berisha, duhet saktësuar, kanë qenë pjesë e Kosovës në grumbullimet e mëparshme, ndërsa për Hasanin do të jetë hera e parë që do të veshë fanellën e Përfaqësueses A.

Mbetet jashtë listës Donis Avdijaj, që pavarësisht se është zyrtarisht lojtar i Willem II në Holandë, nuk po luan me këtë skuadër (madje është pezulluar pak muaj më parë për çështje disiplinore). Ka merituar grumbullimin edhe Lirim Kastrati, i cili është shok skuadre me sulmuesin e Shqipërisë, Myrto Uzuni te Lokomotiva e Zagrebit.

Lista e Challandes:

Portierë:

Samir Ujkani ? Caykur Rizespor

Arijanet Muric ? Manchester City

Visar Bekaj ? FC Prishtina

Mbrojtës:

Amir Rrahmani ? GNK Dinamo Zagreb

Fidan Aliti ? Kalmar

Mërgim Vojvoda ? Royal Excel Mouscron

Leart Paqarada ? SV Sandhausen

Benjamin Kololli ? FC Zurich

Arbenit Xhemajli ? Neuchâtel Xamax

Mirlind Kryeziu ? FC Zurich

 

Mesfushorë:

Florent Hasani ? Diosgyor

Bersant Celina ? Swansea

Valon Berisha ? SS Lazio

Hekuran Kryeziu ? FC Zurich

Herolind Shala ? Vålerenga Fotball

Idriz Voca ? FC Luzern

Besar Halimi ? Brøndby

Arbër Zeneli ? Reims

Milot Rashica ? SV Werder Bremen

Edon Zhegrova ? Basel

Bernard Berisha ? Akhmat Grozny

Sulmues:

Vedat Muriqi ? Caykur Rizespor

Atdhe Nuhiu ? FC Sheffield Wednesday

Lirim Kastrati ? Lokomotiva Zagreb.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore