Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

U dorëhoq para Vettingut, KLP vendos për prokurorin Fusha

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i mbledhur ditën e sotme ka marrë vendim lidhur me dorëheqjen e dhënë nga prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Petrit Fusha.

KLP ka vendosur që ta cilësojë të përfunduar mandatin e prokurorit, i cili do të jetë në detyrë deri në 31 mars.

Gjithçka pasi Fusha paraqiti dorëheqjen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Petrit Fusha njihet edhe si personi që mbylli dosjen e Ardit Gjoklaj, i riu i cili u gjet i vdekur në Sharrë, teksa punonte në sektorin e pastrimit.

Me anë të dorëheqjes, Fusha i shpëton verifikimeve në kuadër të procesit të vetingut.

Në letrën e dorëheqjes prokurori thotë se, "Pas 32 viteve punë në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë. Koha në të cilën po jetojmë është tej ngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë.

Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare. Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli. Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore