Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Protestë dhe seancë plenare/ Blindohet Parlamenti, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Dita e sotme do të jetë e ngjeshur me ngjarje politike dhe tensione. Opozita e bashkuar do të protestojë në orën 10.00 para ambiente të Parlamentit, ku pritet të ketë edhe tensione.

Në të njëjtën orë Kuvendi mblidhet në seancë plenare. Madje pas vendosjes së datës dhe orës së seancës plenare u vendos edhe orari i protestës.

Forca të shumta policie kanë rrethuar parlamentit, duke vënë edhe kamera të shumta. Gjithashtu Policia e Shtetit rrethoi perimetrin e sheshit rrethues të Parlamentit me kordon hekuri.

Pavarësisht se Policia e Shtetit i ka refuzuar lejen e protestës, përfaqësuesit e opozitës bënë thirrje që asnjë qytetar të mos trembet nga urdhrat politikë, por të jetë në shesh.

Policia pritet që të angazhojë sot pothuajse të njëjtin numër punonjësish të rendit, Shqiponjat, FNSH si edhe Gardën e Republikës, por në ndryshim nga herët e tjera po sheh mundësinë që për të rritur sigurinë e deputetëve dhe parlamentit, të krijojë një kordon me skela përgjatë oborrit.

Policia ka informacion se një pjesë e protestuesve kanë marrë masat për t?u mbrojtur nga gazi lotsjellës. Në rast se kjo formë nuk do të funksionojë për të shpërndarë turmën atëherë në veprim do të hyjnë autobotet të cilët mund të hedhin ujë me presion deri në 100 metra.

Sipas protokollit, autobotet do të përdorin ujë me ngjyrues për të bërë të mundur identifikimin e protestuesve që tentojnë të cenojnë institucionin. Në vende të caktuara në sheshin para Parlamentit, janë vendosur edhe kamera me rezolucion të lartë për të regjistruar e më pas evidentuar çdo person që do të tentojë sulmin ndaj institucionit të Parlamentit.

Ndërkohë, pritet të betohen sot në seancë plenare, katër deputetët që morën mandatin dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas verifikimit të formularit të vetëdeklarimit.

Pas djegies së mandateve nga opozita, pranuan të ulen në karrigen e deputetit katër kandidatë nga LSI-ja, Aurora Mara, Ylli Shehu, Edmond Rrushaj dhe Enver Roshi. Ata do të zëvendësojnë Edmond Haxhinaston, Floida Kërpaçin, Endrit Brahimllarin dhe Përparim Spahiun

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi  i ka quajtur tradhtarë kandidatët në listat e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, dhe ka folur për presion që i është bërë nga ana e qeverisë.

Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore