Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Spahiu: Kryepolici Ardi Veliu përdor gaz serb kundër protestuesve

Ditën e sotme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, u ka dërguar letër bizneseve në rrugën para Parlamentit, ku u kërkon falje për gazin lotsjellës të hedhur gjatë protestës. Mirëpo, kjo ndjesë e kryepolicit, është cilësuar si farsë nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Spahiu thekson se gazi i përdorur është një lloj helmi, i cili hidhet kundër terroristëve dhe jo ndaj popullit.

"Ardi Veliu duhet t?i kërkoje ndjesë shqiptarëve protestues që i helmoi me gaz serb, i cili teknikisht përdoret kundër terroristëve dhe jo popullsisë civile.

Policia e Ardi Veliut është më politikja që nga viti ?91. Edhe atëherë në emër të ndjesës ndaj disave, goditej populli protestues.

Fundja ka një mënyrë që t?i pranohet ndjesa: të hedhë gaz lotsjellës te antimitingjet politike që bën Edi Rama me njerëz që mbledh me pahir! Edhe ata e shkelin ligjin dhe shumë rëndë madje!

Të arrestojë edhe Edi Ramën që shkeli ligjin kur i bëri thirrje policisë së shtetit të dilte në fushatë!

T?i bëje këto dhe do t?i pranohet ndjesa!", shkruan Spahiu.

Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore