Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Muzikë, ushqim i zonës dhe argëtim pafund në “Dajti n’Fest” këtë fundjavë

Këtë fundjavë mos planifikoni asgjë, pasi Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, ka menduar për një nga aktivitetet më të bukura dimërore. E kthyer tashmë në një traditë, “Dajti n’Fest” mbledh do të mbledh bashkë këtë të shtunë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, të apasionuar pas natyrës, sporteve dhe tradicionales.

Më 9 shkurt, APR nxjerr nga sënduku i kullave malësore doket dhe zakonet, kostumet, rrëfenjat, zejet, veshjet tradicionale të qëndisura me mjeshtëri nga duarartët e zonave të ndryshme, dhe i bëjnë pjesë të festës.

“Dajti n’Fest” është një si një jehonë që i bëhet ditës së maleve. Që nga fillimet e saj, kjo festë gjithnjë e më shumë po i mbledh qytetarët në Dajt për të kaluar një fundjavë ndryshe mes aktiviteteve të larmishme festive.

Në aktivitetin “Dajti n’Fest 2019”, prej mëngjesit e deri në perëndim, qytetarët do të mund të shijojnë natyrën e Dajtit, të argëtohen në tingujt e muzikës dhe në aktivitet et ndryshme sportive, si dhe të shijojnë nga afër tradicionalen dhe zahiretë e mrekullueshme të dimrit.

Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore