Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Atentati në Laprakë, të rinjtë ishin në makinë, vajza plumb në kokë (EMRAT)

[caption id="attachment_666334" align="aligncenter" width="1280"] Vendi i ngjarjes[/caption]

Teksa ka kaluar rreth një orë nga të shtënat me armë që u regjistruan në zonën e Laprakës, të tjera detaje janë zbardhur lidhur me viktimën dhe të plagosurin.

Është mësuar se dy të rinjtë ishin prej pak kohësh në një lidhje me njëri-tjetrin dhe ata kanë rënë pre e një atentati, pasi në drejtim të mjetit ku ndodheshin është qëlluar me breshëri plumbash.

Mbi të rinjtë kanë qëlluar dy persona, të cilët kanë qenë të maskuar dhe po lëviznin në këmbë jashtë makinës "Mercedes Benz A Class" me ngjyrë gri, ku ata ndodheshin.

Plumbat kanë prekur edhe automjete të tjera që ishin pranë vendit të ngjarjes, ndërsa ngjarja mund të kishet përmasa edhe më tragjike.

Gjithashtu, janë zbardhur edhe emrat e plotë të viktimës dhe djalit të plagosur. Ata janë Griselda Gjinkola, e cila ndërroi jetë në spital dhe 23-vjeçari Erjon Benga.

Pak pas ngjarjes, një ambulancë i transportoi dy të rinjtë në spital dhe në ato momente vajza ishte ende në gjendje vitale, por fatkeqësisht ndërroi jetë më vonë, ndërsa i riu ndodhet në koma.

17-vjeçarja ka marrë një plumb në kokë që ka rezultuar fatal për të, ndërsa 23-vjeçari është plagosur me plumb në shpatull.

Policia e ka pasur të vështirë të identifikojë dy të rinjtë pasi ata u paraqitën në spital pa mjete identifikimi, por edhe sepse kishin marrë plumba në fytyrë.

Ndërkohë, zona ku ka ndodhur ngjarja është midis disa pallateve dhe jo shumë e ndriçuar, dhe kjo ka ndihmuar në arratisjen e autorëve të atentatit.

26 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore