Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Hej kalamaja e keni parë varkën lodër te Parku i Liqenit? (Foto)

Dikur një ferishte e madhe, së shpejti do jetë një hapësirë rekreative moderne ku fëmijët mund të argëtohen dhe të kalojnë kohën e tyre të lirë.

Çdo ditë e më shumë, po merr formë sheshi i ri rekreativ në jug të Parkut të Madh dhe tashmë vogëlushët nuk do kenë më nevojë për të shkuar deri në det për të luajtur me rërë dhe varka.

Kjo pasi sheshi i ri do ti ofrojë të dyja dhe rërën dhe një “varkë” të madhe lodër ku vogëlushët do shndërrohen në kapitenë e marinarë!

[gallery td_select_gallery_slide="slide" ids="659016,659010,659017,659015,659009,659012,659011,659014"]

Specialistët e APR kanë bërë montimin e varkës shumëngjyrëshe, ku fëmijët do mund të luajnë dhe të zhvillojnë imagjinatën e tyre.

Krahas saj ky shesh do të shërbejë edhe si një hapësirë sportive për më të rriturit, pasi APR me mbështetjen e TIKA-s po monton edhe module lojërash sportive.

9 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore