Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Vritet kreu i njësisë administrative në Kotë të Selenicës

Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të premteje. Viktimë ka mbetur shtetasi Fatmir Hodo, administratori i njësisë administrative Kotë në Selenicë. 63-vjeçari raportohet se është vrarë me çifte.

Janë të paqarta rrethanat e krimit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës. Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se është identifikuar autori i krimit.

Ai është  shtetasi Admir Delaj, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenicë. Pas vrasjes, autori i dyshuari i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia u vu në ndjekje të tij. Pak orë pas ngjarjes policia arrestoi autorin e vrasjes.

9 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore