Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kovac nën akuzë, veteranët e Bayernit nuk e duan

Nuk janë ditë të mira për Bayern Munich, ecuria e keqe e bavarezëve, që gjenden të tretët në klasifikim, katër pikë pas Dortmundit kryesues, ka rritur pakënaqësitë ndaj Niko Kovac. Kampionët e Gjermanisë, shkojnë në klasiken e fundjavës me verdhezinjtë duke i shikuar rivalët nga poshtë lart në klasifikim për të parën herë që nga sezoni 2011-2012-të dhe kjo është veç të tjerash nisja më e keqe e Bayern-it, me 20 pikë pas 10 javësh, që nga sezoni 2010-2011.

Jemi të dëshpëruar dhe të zhgënjyer pranoi Neuer, ndërsa bashkëshortja e Tomas Muller, pavarësisht ndjesës që kërkoi më pas, e shprehu hapur pakënaqësinë e lojtarit që u fut nga stoli në barazimin 1-1 kundër Freiburg.

Muller është veç të tjerash një nga katër protagonistët e revoltës në dhomat e zhveshjes ndaj Kovac, që nuk fiton në Alianz Arena prej 4 ndeshjesh. E përditshmja Kicker zbulon se bashkë me të kanë dalë kundër trajnerit dhe Hummels, Robben dhe Ribery, këta të fundit, rastësi apo jo ishin të njëjtët që kryesuan rebelimin kundër Carlo Ancelottit një vit më parë.

Bayerni është përpjekur të bashkojë ekipin përreth Niko Kovac, por është përballur me opozitën e peshave të rënda në dhomat e zhveshjes, ndërsa Kicker konsideron se edhe drejtori sportiv Hasan Salihamdizic ka mungesë autoriteti. As Ribery, as Hummels dhe as Muller nuk janë të kënaqur me politikën e rotacionit të Kovac, ndërsa Roben është lodhur me zëvendësimet duke qenë se është larguar nga fusha e lojës para përfundimit të ndeshjeve plot 13 herë këtë sezon.

6 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore