Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Kanada, hyjnë në fuqi tarifat e reja për mallrat amerikane

Sot hyjnë të fuqi tarifat e Kanadasë ndaj mallrave amerikane, si reagim ndaj tarifave të reja të administratës së Presidentit Trump për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit.

Zyra e Kryeministrit Trudeau tha përmes një deklarate se udhëheqësi kanadez, "nuk kishte zgjidhje tjetër, përveç shpalljes së masave reciproke, si reagim ndaj tarifave që Shtetet e Bashkuara vunë me 1 qershor për çelikun dhe aluminin kanadez."

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe Presidenti Doanld Trump biseduan mbrëmjen e së premtes mbi tregtinë dhe çështje të tjera ekonomike, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën.

"Dy udhëheqësit u pajtuan që të mbajnë kontakt të ngushtë në vazhdim", thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit kanadez.

Biseda telefonike mes dy udhëheqësve ishte e para që nga takimi i G-7 në Kebek muajin e kaluar. Pas atij takimi, Presidenti Trump postoi në rrjetin Twitter se zoti Trudeau ishte "i dobët" dhe "pandershëm".

Kryeministri kanadez po të premten foli me Presidentin e Meksikës Enrique Pena Nieta, për ta informuar lidhur me reagimin e Kanadasë ndaj tarifave amerikane.

Mes mallrave amerikane që Kanadaja ka vënë tarifa janë edhe keçapi, makinat që presin barin dhe barkat me motor.

Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Chrystia Freeland, tha se është për të ardhur keq për situatan me tarifat. Megjithatë, tha ajo, "Kanadaja nuk do ta përshkallëzojë situatën dhe as do të tërhiqet". Disa prej tarifave kanadeze ndaj mallrave amerikane kanë karakter politik.

Për shembull, Kanadaja importon 3 milionë dollarë produkte kosi që kryesisht vjen nga shteti Uiskonsin, prej nga është edhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan. Ndaj kosit amerikan tani do të vihet një taksë prej 10 përqind. Pija alkoolike uiski, që prodhohet në shtetet amerikane Tenesi dhe Kentaki, po ashtu është në listën kanadeze të tarifave të reja. Kentaki është shteti që përfaqëson udhëheqësi republikan në Senat Mitch McConnell.

1 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore