Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Kamp refugjatësh në Shqipëri? Ambasadorja e BE e mohon

Ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin, ka reaguar sot për lajmet e fundit se në Shqipëri do të ngrihej një qendër reahabilitimi për ish-luftëtarët e ISIS.

Nga Berati ajo tha se nuk është e vërtetë. ?Ajo për të cilën është folur është të pasurit e një qendre studimore, por nuk ka asnjëlloj ideje për të pasur kamp?, ka thënë Vlahutin.

"Jo, është tërësisht një keqintepretim i asaj që ka thënë në atë konferencë për shtypi kryeministri bullgar. Unë kam qenë aty e pranishme dhe mund t'ua siguroj që është absolutisht një jo. Pra, ideja është që ajo për të cilën është folur prej një kohe të gjatë është të pasurit e një qendre, e cila është një qendër studimore, ku kolegët mund të diskutojnë, të shohin fenomenin se çfarë po ndodh. Absolutisht nuk ka asnjë lloj ideje për të pasur një kamp të tillë", tha Vlahutin.

Në Shqipëri opozita ka akuzuar qeverinë se ka pranuar ofertën e BE-së për ndërtimin e një kamp për të larguarit e luftëtarëve të ISIS.

18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore