Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Korçë, vodhën produkte në një dyqan, arrestohen 2 të rinj

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve Kristi Troka, 23 vjeç dhe Stefan Rushan, 22 vjeç (i dënuar më parë për "vjedhje"), të dy banues në Korçë.

Sipas policisë së qytetit juglindor, ndalimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të jenë autorë të ngjarjeve të ndodhura konkretisht në datat 16.04.2018, 23.04.2018 dhe 21.05.2018, në lagjen nr 12 të qytetit të Korçës, ku kanë vjedhur artikuj të ndryshëm, në dyqanin në pronësi të shtetasit Gj.T, 45 vjeç, banues në Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Vjedhja e kryer në bashkëpunim".

25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore