Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ku zgjodhi familja e ambasadorit Lu të kalojë fundjavën (Foto)

Ku zgjodhi familja e ambasadorit Lu të kalojë fundjavën

[gallery td_select_gallery_slide="slide" ids="580517,580518,580519,580520,580521"]

Kopshti Zoologjik i kryeqytetit pret çdo ditë vizitorë në mjediset e tij çlodhëse dhe të hapura për çdo aktivitet në natyrë.

Por këtë herë ZooPark ka pasur një vizitor edhe më të veçantë, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu dhe bashkëshorten e tij.

Çifti amerikan së bashku me një grup nxënësish të huaj që banojnë në Tiranë, kanë vizituar ambientet e ndryshme të Kopshtit Zoologjik.

Me fletëpalosjet në duar ku jepen dhe informacione të shumta për ZooPark ambasadori Lu, bashkëshortja e tij dhe grupi i të rinjve kanë vizituar kafshët që janë në Kopshtin Zoologjik por dhe mjedise të tjera të hapësirës tërësisht të gjelbëruar të Kopshtit Zoologjik.

Ambasadori amerikan ka ndjekur me kureshtje edhe lojërat apo eksperimentet në natyrë të të rinjve.

“ZooPark çdo javë pret vizita, orë mësimi, praktika e aktivitete. Së bashku me GreenLineAlbania i japim hapësirë edhe takimeve me nxënës të huaj me banim në Tiranë, shpjegojmë kuriozitete, dëgjojmë e bashkëbisedojmë për projektet”, sqaron Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e cila kujdeset për t’i dhënë ZooPark një pamje  dhe një mjedis mikpritës për çdo vizitor.

Ndërkohë që në këtë park ka nisur puna për përforcimin e murit rrethues si pjesë e projektit për rikualifikimin e Kopshtit Zoologjik.

20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore