Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Putin si kamionist, inaguron urën që lidh Rusinë me Krimenë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një prej projekteve të tij më prestigjioze, urës kontraverse që lidh Krimenë e aneksuar me Rusinë.

Ura 19 kilometra që kalon në Ngushticën Kerç ishte planifikuar të funksionalizohej në dhjetor të vitit 2018, mirëpo autoritetet ruse njoftuan se ajo që Moska e cilëson Ura e Krimesë do të jetë e gatshme për qarkullim nga data 16 maj, teksa sot Putin u pa përkrah zyrtarëve të lartë duke drejtuar një kamion që lëvizte aty.

Punimet në këtë urë përfunduan më 2016, dy vite pasi Rusia fitoi kontrollin në Krime.

Sipas Putin ura do të integrojë Krimenë në sistemin e transportit të Rusisë dhe do të krijojë mundësi për rritje ekonomike.

[gallery td_select_gallery_slide="slide" ids="578621,578620,578619,578618,578617"]

Qeveria e Putinit aneksoi Krimenë në mars të vitit 2014, pasi presidenti ukrainas i afërt me Moskën, Viktor Yanukovych u largua nga pushteti pas disa muajsh protesta në rrugë.

Rusia më pas dërgoi trupa ushtarake në Krime para së të mbante referendum në mars të vitit 2014.

15 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore