Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Futbolli në festë, Tirana rikthehet në Superiore

Diçka më tepër se një muaj më parë, Tirana do të binte zyrtarisht në Kategorinë e parë, teksa pas barazimit në ?Loro Boriçi?, futbollistët dhe tifozët bardheblu do të përjetonin një nga ditët më të këqija.

Gjithsesi makthi për Tiranën zgjati shumë pak, pasi sot zyrtarisht bardheblutë kanë siguruar rikthimin në Kategorinë Superiore, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga braziliani Ze Maria ka dominuar në grupin B të Kategorisë së parë, duke kryesuar gjatë gjithë kohës, ndërsa me fitoren e sotme 3-2 ndaj Pogradecit, siguroi matematikisht rikthimin aty ku e ka vendin, mes më të mirave.

Tirana është klubi me më shumë tituj në Shqipëri, që i ka dhënë tonin kampionatit të futbollit, ndaj rikthimi në Superiore është një lajm i mirë jo vetëm për bardheblutë, por për të gjithë futbolldashësit në vend.

14 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore