Arta Marku zgjidhet Kryeprokurore e Përkohshme mes tymueseve
Mes kaosit dhe tymueseve në sallën e Kuvendit dhe me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, Arta Marku është votuar Kryeprokurore e Përgjithëshme e Përkohëshme, duke zëvendësuar Adriatik Lllallën.
Arta Marku ka bërë në Kuvend betimin si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.
Pas leximit të formulës së betimit nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, Marku u shpreh "Betohem!", mes tensionesh në sallë me deputetët e opozitës.
Protestuesit po shtyjnë kordonin e policisë, ndërkohë që deputetët e PD-LSI-së ndodhen jashtë ambienteve.
Pak minuta më vonë, deputetët e PD-së kanë hedhur tymuese drejt foltores dhe vendit ku janë kryeministri e ministrat.
Por pavarësisht kësaj kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ka vijuar me votimin e rendit të ditës.
Kush është Arta Marku - Arta Marku 41-vjeçarje u diplomua në shkollën e magjistraturës në vitin 2001. Një vit më pas u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës drejtuese deri në 2016.
Zonja Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta. Një ndër to është dosja ndaj pedagogut Fran Qafa, i cili më pas mori pafajësinë në Gjykatë.
Në fakt për numrin e pakët të dosjeve të hetuara, zonja Marku u pyet edhe nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve, të cilëve iu përgjigj se ajo kishte firmosur mjaft dosje të hetuara prej kolegëve dhe të përcjella në Gjykatë.
18 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)
Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >
Përse ambasadori britanik, flet për Kodin tonë Zgjedhor?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.
Frika e dekonspirimit/ Refuzohet certifikata “sekret” dhe “tepër sekret”...
Historia e plotë >
Agonia e Durrësit për shkak të keqmenaxhimit nga kryetarja e Bashkisë
Historia e plotë >
Debati për hapjen e shkollave, eksperti Dasho propozon skemën: Kujdes, shihni Gjermaninë
Cili test është më i mirë për COVID-19? Ja çfarë thonë ekspertët
Biznes
Naftëtarët të tradhtuar nga shteti, pa asistencë dhe përfitime të statusit
Historia e plotë >
Çmimi Nobel në Ekonomi/ Fitues dy ekonomistë amerikanë
Historia e plotë >
Edi Rama rikthen amnistinë fiksale: Do të legalizojmë paratë jashtë bankave
Historia e plotë >