Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Dhuna ndaj gjyqtarit, Disiplina "masakron" Këlcyrën

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit këtë herë nuk kurseu klubin e Këlcyrës, pas ngjarjeve të ndodhura në ndeshjen me Përmetin e fundjavës së shkuar, ku u dhunua gjyqtari kryesor i ndeshjes Albi Paço.

I mbledhur këtë të premte, Disiplinori vendosi që të përjashtojë nga gara për pjesën e mbetur të Kampionatit të sezonit futbollistik 2017/2018 ekipin e KF Këlcyrës, ndërsa ndeshja me Përmetin deklarohet e humbur në tavolinë me rezultatin 3-0.

Gjithashtu janë dënuar përgjithmonë nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik, lojtarët e këtij ekipi Entilion Kamberi, Renis Spahiu dhe Kamber Kamberaj. Trajneri i skuadrës së Këlcyrës, Robert Spahiu është dënuar me 12 muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik dhe një gjobë prej 200.000 mijë lekësh, si dhe i ndalohet dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

Dënime ka pasur dhe për futbollistët, Fatjon Sakollari, Meleq Xhakollari, Fredi Kamberi dhe Kristi Koshi, që janë pezulluar për një periudhë 24-mujore nga aktiviteti. Pamjet e transmetuara në media të ndryshme, të dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes Këlcyra-Përmeti, ishin vërtetë të rënda dhe vendimi i Disiplinorit duket se shkon përshtat me sjelljen e protagonistëve.

Gjithashtu Komisioni Disiplinës vendosi dhe që skuadra e Bylisit të humbasë 3-0 në tavolinë ndeshjen me Luftëtarin, për mosparaqitje në takimin e kthimit të Kupës së Shqipërisë, rezultat ky që sjell dhe kualifikimin e gjirokastritëve në raundin tjetër, kurse drejtuesi i Vllaznisë Eugen Zeka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarisht të ndeshjes është pezulluar 8 ndeshje nga aktiviteti.

Njëkohësisht janë dënuar me 2 ndeshje futbollisti i Vllaznisë Ardit Krymi për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit dhe futbollisti i Tiranës, Erjon Hoxhallari për të njëjtën arsye.

15 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore