Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kapen 41 kg kanabis në Fier, dy të rinj në pranga

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë 2 persona në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Dukas”, ku u sekuestruam 41.3 Kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe u vunë në pranga:

Neritan Blido, 28 vjeç, banues në lagjen “Dukas”, Patos.

Spartak Kamberaj, 26 vjeç, banues në lagjen “Dukas”, Patos.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Dukas”, Patos gjatë kontrollit të banesës së shtetasit J.G (e cila i ishte lënë në ruajtje shtetasit Neritan Blido që prej 20 vitesh), në dollapin e dhomës së gjumit Policia gjeti të fshehur 5 thasë plasmasi me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, gjithësej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga shtetasit Neritan Blido dhe Spartak Kamberaj të cilët kishin për qëllim trafikimin me destinacion Greqinë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 283/a të Kodit Penal.

10 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore