Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Trump dhe senatori Corker shkëmbejnë mesazhe fyese në Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe senatori republikan, Bob Corker, kanë shkëmbyer mesazhe fyese në Twitter. Derisa, Trump e ka fajësuar ish-presidentin amerikan, Barack Obama, për marrëveshjen me Iranin, Corker është shprehur se Trump po e drejton vendin drejt një "Lufte të tretë botërore".

"Senatori Bob Corker më është ?lutur? që ta mbështes të rikandidoj në shtetin e Tenesi", Trump i kishte thënë jo, dhe Corker kishte hequr dorë nga gara, ka shkruar Trump në Twitter. Tutje, presidenti Trump ka shtuar duke thënë se " Bob Corker është përgjegjës për marrëveshjen me Iranin..."

Ndërsa senatori Corker është përgjigjur po ashtu në tëitter duke shkruar se "Është turp që Shtëpia e Bardhë është bërë një qerdhe për të rritur". Që kur kishte shpallur pensionimin e tij nga Senati, Croker është përballur me kritika nga presidenti, Donald Trump.

9 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore