Prokurorët kundër reformës, çojnë në Kushtetuese 20 nene
Unioni i Prokurorëve nuk priti gjatë dhe menjëherë sapo Kodi i ri i Procedurës Penale hyri në fuqi të martën, dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese padinë për shfuqizimin e disa neve të ligjit.
Në padinë e sigurar nga Top Channel, unioni ngre shqetësimin se kodi i ri kufizon funksionin dhe kompetencat kushtetuese të prokurorisë për ushtrimin e ndjekjes penale.
Në padi renditen të paktën 7 nene të Kodit të Procedurës Penale që, sipas prokurorëve, shkelin hapur Kushtetutën duke i kaluar kompetencat e prokurorit për ndjekjen e çështjes penale tek gjykata.
Ligji i ri i jep të drejtë prokurorit të pushojë çështje vetëm për kundravajtje penale dhe i jep gjykatës kompetencën, sipas unionit, antikushtetuese, për të gjykuar kërkesën e prokurorit për pushimin e akuzës apo për dërgimin në gjyq të çështjes për krimet.
Unioni thotë në padinë drejtuar Gjykatës Kushtetuese se "heqja e ekskluzivitetit të organit të Prokurorisë në ushtrimin e ndjekjes penale përbën shmangie të këtij organi nga ushtrimi i veprimtarisë së tij kushtetuese, duke cënuar edhe parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve".
Megjithëse Kodi i Procedurës Penale nuk është një nga 7 ligjet bazë të reformës në drejtësi, ai është një ligj bazë për veprimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve në dhënien e drejtësisë.
Aktualisht, Gjykata Kushteteuse ka në proces edhe 3 ligje të tjera të reformës në drejtësi, ku më i rëndësishmi është ai i "vetting"-ut, pasi gjyqtarët kërkojnë të shpallin antikushtetuese pjesën e kontrollit të figurës së njerëzve të drejtësisë.
2 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)
Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >
Përse ambasadori britanik, flet për Kodin tonë Zgjedhor?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.
Frika e dekonspirimit/ Refuzohet certifikata “sekret” dhe “tepër sekret”...
Historia e plotë >
Agonia e Durrësit për shkak të keqmenaxhimit nga kryetarja e Bashkisë
Historia e plotë >
Stuhi dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot
Urdhri i ri, merret vendimi për pishinat
Studimi/ Duhet 40% lagështirë në ambiente publike për të mposhtur Covid
Biznes
Naftëtarët të tradhtuar nga shteti, pa asistencë dhe përfitime të statusit
Historia e plotë >
Çmimi Nobel në Ekonomi/ Fitues dy ekonomistë amerikanë
Historia e plotë >
Edi Rama rikthen amnistinë fiksale: Do të legalizojmë paratë jashtë bankave
Historia e plotë >