Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Granit Xhaka: Për Zvicrën duhet të "lëmë kockat"

Granit XhakaKundërshtari 

Mesfushori i frikësohet Shqipërisë: Ka mundur ekipe të mëdha

Ragip Xhaka - Babai i vëllezërve Xhaka, ka zgjedhur që dje të shoqëronte djalin e vogël në grumbullimin me kombëtaren

Granit Xhaka ka bërë të qartë se për të dhe për futbollistët e kombëtares zvicerane që kanë origjinë shqiptare, nuk do të ekzistojë asnjë moment hezitimi më 11 qershor, kur të luajnë përballë Shqipërisë në Euro 2016. Mesfushori është i ndërgjegjshëm që do të ketë shumë diskutime rreth kësaj teme, ndaj ka dashur të sqarojë që tani një nga temat më të nxehta të këtij Europiani. "Nëse ne nuk do të luanim me krenari për Zvicrën, ne nuk do ta kishim zgjedhur këtë kombëtare. Sipas mendimit tim, kjo është gjëja e vetme që vlen në këtë diskutim. Ne jemi të gjithë në të njëjtën barkë, jemi të gjithë pjesë e së njëjtës skuadër, të gjithë duhet të lëmë kockat për Zvicrën. Sinqerisht që nuk e prisja që të riktheheshin diskutime të tilla", tha Xhaka në një intervistë për "watson.ch", ku ka shpjeguar gjithashtu se dueli kundër vëllait të tij, Taulantit, e meritonte plotësisht të cilësohej si i veçantë. "E përsëris atë që e kam thënë disa herë më parë: për familjen tonë, ky duel i jashtëzakonshëm do të jetë gjithmonë shumë emocional. Asnjëherë më parë, nuk kanë luajtur në fazën finale të një turneu si kundërshtarë dy vëllezër të lindur nga të njëjtët prindër. Si të mos jetë speciale një ndeshje e tillë?!". Edhe pse Granit Xhaka mendon se Zvicra është favorite për të fituar ndeshjen e drejtpërdrejtë me Shqipërinë, ai paralajmëron se kuqezinjtë nuk duhen nënvlerësuar kurrsesi. "Për ne mund të jetë favorizues fakti se jemi ndeshur dy herë në ndeshje zyrtare të rëndësishme me Shqipërinë. Shumë nga lojtarët shqiptarë të gjeneratës së re, të cilët do të mund të kishin luajtur me Zvicrën, nuk janë përballur me një situatë të tillë në fushën e lojës. Por Shqipëria mund të jetë një kundërshtar i paparashikueshëm. Ata në të kaluarën kanë mundur ekipe të mëdha si Franca apo Portugalia. Nëse ata do të paraqiten më mirë se ne, gjë të cilën unë nuk mendoj se do të ndodhë, duhet ta respektojmë një gjë të tillë".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore