Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Projekti pilot “Drejtësi pa vonesa”, Llalla: Proceset përfundojnë brenda afateve

Lalla ne TropojeProkurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ishte sot në Tropojë për të marrë pjesë në projektin pilot ?Drejtësi pa vonesa?. Kryeprokurori gjatë fjalës së tij tha se projekti në fjalë shërben si një mënyrë efikase për rritur shpejtësinë e hetimit dhe sidomos gjykimit dhe se  rezultatet e projekteve pilot në disa rrethe të vendit ishin mjaft pozitive.

?Programi ?Drejtësi pa vonesa?, duket se e ka realizuar më së miri qëllimin e tij në ato gjykata ku po aplikohet. Në bazë të këtij projekti, Gjykatat zhvillojnë gjykim të pandërprerë, prokurorët dorëzojnë në gjykim listën e provave dhe dëshmitarëve në një kohë sa më të shpejtë, marrin pjesë në çdo seancë dhe pranojnë gjykimin e shkurtuar në çdo rast që plotësohen kushtet ligjore.

Po ashtu, komisariatet e policisë sigurojnë praninë e dëshmitarëve në seanca pa vonesa dhe avokatët përmbushin plotësisht misionin e tyre për sigurimin e mbrojtjes efektive të klientëve të tyre.  Praktikisht, i gjithë ky angazhim ka ndikuar që proceset gjyqësore në Tropojë, Krujë, Pukë dhe Korçë, në përgjithësi, të përfundojnë brenda afateve optimale.  Por projekti ?Drejtësi pa vonesa? po na ndërgjegjëson dita-ditës se zgjidhjet i kemi shumë pranë dhe janë të thjeshta. E rëndësishme është që të forcohen kapacitetet dhe pavarësia e institucioneve të drejtësisë.

16 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore