Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Nis sot festivali ndërkombëtar i muzikës operistike "Marie Kraja"

Festivali

Festivali Marije KrajaEdicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Operistike hap siparin sot në orën 19.00 në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Në dy net, kushtuar muzikës më të bukur operistike dhe jo vetëm, organizatorët e këtij eventi, premtojnë sjellin për publikun dhe për telespektatorin që do ta ndjekë në kanalin "T" të platformës në "Digitalb", një program të arrirë. "Në këtë festival të 15, vijmë duke sjellë për publikun jo vetëm ariet dhe këngët më të bukura, por edhe personalitete të njohura që nderojnë festivalin në jurinë ndërkombëtare. Emra të tillë që vijnë për herë të parë si drejtori artistik i operës së Goteborgut në Suedi, Stephen Langridge, që është dhe kryetar jurie. Hennig Ruhe, drejtor i Opera Studio në Operën Shtetërore të Mynihut, Sebastian Schwarz, drejtor artistik dhe casting në Teatrin e Vjenës, Alevtina Ioffe, drejtore artistike në Operën shtetërore të Moskës apo dhe anëtarë të tjerë që kanë qenë pjesë e festivalit dhe më parë si Cumhur Boler, drejtor i Operës së Turqisë, Myrion Michailidis, drejtor i Operës së Athinës. Janë pikërisht këta anëtarë prestigjiozë, që sot vendosin castingun e operave që luhen në Europë dhe më tej. Ky është një shans shumë i mirë që dhe këta këngëtarë shumë prej tyre me eksperiencë në role dhe në skena nga vendet që vijnë të prezantohen përpara tyre, e pse jo të kenë fatin e të rinjve si Simone Pazzola apo Alessio Arduini ose Marigona Qerkezi, që sot shkëlqejnë në skenat më të njohura, si "la Scala", ose "Staatsopera" etj", tha drejtoresha e festivalit, Zana Çela. Këngëtarët do të interpretojnë jo vetëm ariet e bukura, por edhe këngët legjendare si "O sudato namuroto", "La vie ne rose", "New York, New York", Zarzuelat e famshme spanjolle etj. Lidhur me repertorin, dirigjenti italian, Leonadro Quadrini, tha se "Do të ketë pjesë nga operat më të mira të të gjitha kohërave. Arie nga "Traviata"', La boheme", "Don Giovanni", "Turandot" etj. Po t'i shtojmë këtij repertori dhe këngët legjendare dhe që nuk njohin moshë, mund t'ju them që është një program që nuk duhet humbur. "Për regjisorin e festivalit Pali Kuke, në 15 vite ky festival është kthyer në një institucion. "Sot ne arrijmë të sjellim në festival emra dhe personalitete të shquara që drejtojnë teatrot botërorë", tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore