Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Vritet nga kushëriri me 12 goditje thike inspektori i IKMT-së

Viktima Milazim Shehu kishte konflikt me autorin, Granit Shehu, të cilit i vranë të atin në 2012-n për pronat

Mariglen Mullai
[gallery columns="4" ids="293820,293821,293822,293823"]
POLICIA

Goditjet - Nga ekspertiza mjekoligjore rezultoi se 7 nga 12 goditjet me thikë viktima i kishte marrë në zemër, mushkëri dhe organe të tjera jetësore

Arratisja - Pasi e qëlloi 12 herë me thikë, vrasësi u largua me vrap, duke e lënë të shtrirë në një pellg gjaku babanë e tre fëmijëve

Betimin që bëri para tri vitesh, për të vrarë kushëririn e tij, 32-vjeçari e mbajti plotësisht, pasi e masakroi me 12 goditje thike inspektorin e IKMT-së dhe mundi të arratisej. Milazim Shehu, 42 vjeç, u masakrua në banesën e tij pasditen e së mërkurës nga djali i djalit të xhaxhait, Granit Shehu, 32 vjeç, dhe nuk arriti të mbërrinte i gjallë në spital. Shkak mendohet të ketë qenë konflikti i 2012-s, kur vrasësit i vranë të atin për motiv pronësie në Golem. Prej asaj kohe, 32-vjeçari ishte betuar se do ?ta hiqte qafe? kushëririn, sepse duke qenë inspektor në ish-INUK, ai nuk arriti të prishte platformën e Ardian Tragajt, me të cilin kishin konflikte pronësie. Kësisoj, Tragaj vijonte të shfrytëzonte me qira tokën në Golem dhe bëri një ndërtim në pjesën e Sulejman Shehut. Përplasja u bë aq e dhunshme, saqë piktori Ardian Tragaj e vrau Sulejmanin dhe një person tjetër. Ndonëse vitet kaluan, duket se Graniti e kishte inatin me djalin e djalit të xhaxhait, Milazimin, pasi vrasësi i të atit u arrestua dhe u dënua me 35 vjet burg. Tashmë 32-vjeçari është shpallur në kërkim për krimin e pardjeshëm, ndërsa emri dhe fotografia e tij është dërguar në të gjitha pikat kufitare për të parandaluar arratisjen jashtë vendit. Disa fqinjë të viktimës thanë se mund të jetë larguar jashtë Shqipërisë që parmbrëmë. Nga ekspertiza mjekoligjore rezultoi se 7 nga 12 goditjet me thikë viktima i kishte marrë në zemër, ndërsa autori e kishte masakruar edhe në mushkëri dhe në organe të tjera jetësore.   Vrasja Pasditen e së mërkurës, Milazim Shehu po kthehej në shtëpinë e tij dykatëshe, në mes të rrugës që lidh Institutin e Kamzës me Bathoren, kur u përball me kushëririn e tij. Granit (Xhuliano) Shehu ishte nisur nga banesa e tij, fare pranë asaj të kushëririt dhe po e priste në oborr. Sapo binte muzgu, rreth orës 18:30, nisi një sherr i ashpër me fjalë, që zgjati më pak se një minutë. Por, mesa duket, qëllimi i djalit të djalit të xhaxhait të viktimës ishte i qartë, pasi e qëlloi direkt me thikë në bark. Siç rrëfyen për gazetën "Shqip" disa adoleshentë, banorë të lagjes, 42-vjeçari kishte bërtitur disa herë "Mos Granit, mos mi lër fëmijët jetimë", por si përgjigje kishte marrë goditje të tjera. Pa dashur të identifikohen, dy djemtë 15-vjeçarë thanë se Graniti ishte betuar që në 2012-n se do ta vriste Mylazimin. Pasi e qëlloi 12 herë me thikë, vrasësi u largua me vrap, duke e lënë të shtrirë në një pellg gjaku babanë e tre fëmijëve. Me një makinë të rastit, të afërmit që dolën sapo dëgjuan zhurmat, e dërguan të plagosurin drejt spitalit më të afërt privat, por fatkeqësisht gjakderdhja dhe plagët e rënda shkaktuan vdekjen gjatë rrugës për atje. Më tej, familjarët mesa duket ishin në mëdyshje për lajmërimin e policisë, pasi prej orës 19:00, kur morën konfirmimin për vdekjen e 42-vjeçarit e deri mesnatën e së premtes, uniformat blu nuk ishin në dijeni për këtë ngjarje. Kjo konfirmohet nga njoftimi zyrtar policor, ku thuhet se "Më datë 17.09.2015, ora 00:50, policia është njoftuar se në një spital privat ka shkuar i vdekur shtetasi Milazim Shehu". Mëngjesin e djeshëm, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në Shtiqën të Kukësit, ku familjarët organizuan ceremoninë mortore dhe e përcollën në banesën e fundit. Ndërkaq, në Bathore kishin mbetur vetëm disa kushërinj të largët që prisnin ngushëllime. Disa prej tyre i thanë gazetës se mendojnë që vrasësi mund të jetë larguar jashtë shtetit, pasi ka njohje, teksa konfirmojnë përplasjen trevjeçare për konfliktin e pronësisë në Golem.   Përplasjet Deri në vitin 2007, Milazim Shehu punoi në Repartin e Sigurisë, për t'u përjashtuar për abuzim me detyrën, teksa paditi shtetin. Me fitimin e statusit së punonjësit publik, ai punësohet pas disa vitesh në zyrat shtetërore dhe emërohet inspektor në ish-INUK. Ndërkaq, djali i xhaxhait të tij, Sulejman Shehu, kishte marrë me qira një sipërfaqe toke nga Komuna e Golemit. Në kufi me të, Ardian Traga zotëronte një tokë tjetër dhe ngriti një platformë betoni, që preku edhe pjesën e familjes Shehu. Përplasjet ishin të ashpra dhe në korrikun e 2012-s, Ardian Traga vrau babanë e Granitit, Sulejman Shehun, dhe rojën Durim Pashallari, si dhe u plagosën nëna dhe vëllai i Sulejmanit. Ndërkaq, Graniti akuzonte kushëririn Milazim Shehu për mosndërhyrje në prishjen e platformës dhe madje akuzohet se bashkë me xhaxhain e tij, në shtator të 2013-s i vuri tritol ish-kryekomunarit të Golemit, Agron Agalliu, të cilin e akuzonin për favorizim të familjes Traga. Në mars të 2013-s, makinës së Vilson Tragajt, vëllait të Ardianit, iu vendos tritol, por nuk pati të lënduar.     Masakra për pronat

Vrasjet te mali i Robit dhe përplasjet mes dy familjeve

Ardian TragajMë 25 korrik 2012, në malin e Robit në Golem, piktori, biznesmeni dhe anëtari i Akademisë Europiane të Arteve, Ardian Tragaj, vrau me armë zjarri dy persona, Sulejman Shehun, me të cilin kishte konflikt dhe rojën e plazhit, Durim Pashallari, ndërsa mbetën të plagosur vëllai, Erjon Shehu dhe nëna e viktimës, Beglie Shehu. Kryetari i komunës, me ndërhyrje nga ana e tij dhe familja Tragaj në bashkëpunim me persona nga Ministria e Mbrojtjes, i kanë prishur një bunker që ndodhej te pjesa e Sulejmanit dhe vendin e tij e ka zaptuar forcërisht Ardian Tragaj. Pasi u prish bunkeri, me qëllim që vendin e mbetur bosh prej tij të mos e zinte rivali Sulejman Shehu, e ka shtruar me një platformë betoni, duke e shtyrë kufirin. Laureta Tragaj, e pajisur me prokurë nga Ardian Tragaj, në mars të 2012-s i shkruante ish-kryeministrit Berisha se ishte pronare e 7200 metrave katrorë dhe brenda tyre ishin ndërtuar dy fusha sporti. Pasi e informonte se i kishte lajmëruar të gjithë titullarët përkatës, ajo i shkruante se ?Po ju drejtohem së fundmi, si më i madhi i shtetit, me shpresën e plotë se problemi që kam do të gjejë zgjidhje konkrete, në mënyrë që ne të mos i drejtohemi kanunit?.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore