Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Radikalizmi fetar: Moshat 18-30 vjeç në zonat rurale më të rrezikuara

Radikalizmi fetar: Moshat 18-30 vjeç në zonat  rurale më

[gallery columns="4" ids="274914,274918,274922,274923"]

Saimir Tahiri: “Me plan të qartë masash” - “Qeveria ka filluar dhe po harton një strategji me një plan të qartë masash për t'i bërë ballë një fenomeni që nuk njeh as kufi shtetërorë dhe nuk bën asnjë dallim dhe që ka dëshmuar që ka rrezik jo të vogël për vlerat të çdo shoqërie. Kundërvënia ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm duhet dhe do përfshijë të gjitha aspektet parandaluese të luftës kundër terrorizmit, si dhe të gjitha ndërhyrjet që duhet të bëjmë bashkërisht për të bllokuar dhe për mos u hapur rrugë ideologjive të lëvizjeve ekstremiste”.

Blendi Klosi: Me vlerat, luftojnë ekstremizmin - “Në planet tona të punës ka qenë gjithmonë mbështetja nga komunitetet fetare. Në radhë të parë në mbështetje të komuniteteve fetare ne promovojmë vlerat që këto komunitete mbartin. Qeveria shqiptare nuk i ka reduktuar fondet për komunitetet fetare, por brenda mundësive i ka rritur ato. Nëpërmjet vlerave ne do luftojmë ekstremizmin. Ndërtimi i xhamisë në qendër të kryeqytetit është shenjë respekti. Myslimanët shqiptarë janë të lirë të ushtrojnë besimin tyre në vendin tonë të garantuar nga Kushtetuta”.

Sotiraq Hroni: "Institucionet duhet të bashkëpunojnë" - “Hulumtimi vëren pasivitetin për trajtimin dhe parandalimin e radikalizmit fetar te një pjesë e mirë e institucioneve shtetërore, veçanërisht tek institucionet jashtë spektrit të sigurisë, si dhe tek aktorë të tjerë jo shtetërorë. Fenomeni i radikalizmit fetar mund të zhvillohet më tej për shkak të mungesës së një bashkëpunimi përmbajtjesor në drejtim të parandalimit midis autoriteteve shtetërore jashtë fushës së sigurisë dhe drejtuesve të komuniteteve fetare, si dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë në nivel vendor”, tha drejtori i IDM-së, Sotiraq Hroni.

 

Nxitës papunësia, niveli ekonomik, si dhe mënyra e qeverisjes së vendit

ARTEMISA HOXHA

"Radikalizmi fetar në Shqipëri ndodhet në fazat e hershme të tij, mungesa e vëmendjes dhe përfshirjes në trajtimin e faktorëve nxitës ose mundësues të tij mund t’i shërbejë përkeqësimit të fenomenit", është ky konstatimi i bërë në raportin e publikuar dje nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, kushtuar situatës aktuale në vendin tonë. Ajo çka shihet me shumë shqetësim është fakti se moshat e reja 18 deri në 30 vjeç, shfaqen të prirur për të mbështetur përdorimin e dhunës, kryesisht ata në zonat rurale, ku dhe ndikimi i shoqërisë civile është më i ulët.  E ndërsa e cilëson një fenomen të hershëm radikalizmin fetar, studimi ngre alarmin se fenomeni rrezikon të përkeqësohet dhe kjo thuhet në studim, lidhet me mungesën e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve shtetërore jashtë fushës së sigurisë dhe drejtuesve të komuniteteve fetare. "Axhenda e grupeve radikale fetare mund të lehtësohet dhe favorizohet edhe nga mungesa e shoqërisë civile në zona të largëta rurale, e cila krijon një boshllëk në drejtim të aktiviteteve “mbrojtëse” ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Mbështetja e gjerë e komuniteteve të besimtarëve fetarë ndaj traditës liberale të besimit, institucioneve fetare dhe vlerave të harmonisë fetare nuk duhet të shërbejë si justifikim për pasivitet të aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë", thuhet në raport. Gjithashtu, në raport bëhet e ditur se “Pamundësia për të ndikuar vendimmarrjen, qeverisja e korruptuar apo e padrejtë përbëjnë nxitës të fortë të radikalizimit fetar dhe ekstremizmit të dhunshëm. 26% e të anketuarve besojnë se sistemi politik në Shqipëri është i padrejtë dhe duhet ndryshuar edhe me dhunë po qe nevoja. 47% e të anketuarve besojnë se mbrojtja me çdo mjet, brenda apo jashtë kufijve, e vlerave dhe dinjitetit fetar është detyrë e çdo besimtari”.

Nxitësit e radikalizmit

Në lidhje me pyetjen e dytë të kontrollit për këtë nxitës, personat më të prirur të besojnë se në komunitetin e tyre ekzistojnë individë apo grupe të caktuara që nxisin radikalizmin e Krishterë, janë: meshkuj (9.4% e tyre), grupmosha 36-40 vjeç (12.5%), persona me arsim 9-vjeçar ose më pak (13%), të punësuar (11.3%). Të intervistuarit më të prirur për të besuar se në komunitetin e tyre ekzistojnë individë apo grupe të caktuara që nxisin radikalizmin islamik janë: meshkuj (12.4% e tyre), persona të grupmoshës 18-25 vjeç (15%), të anketuar me arsim 9-vjeçar ose më pak (14.7%), të papunë (13.7%).

Faktorët

Evidentohen tre grupe faktorësh që nxisin radikalizmin dhe ekstremizmin fetar siç janë nxitësit social-ekonomik, nxitësit politikë, apo dhe ata kulturorë. Kështu, mundësitë e ulëta për punësim, pavarësisht arsimimit mund të shërbejnë si një faktor potencial për radikalizim. "Zonat periferike dhe rurale shfaqin treguesit më shqetësues të nxitësve social-ekonomikë ku grupet më të cenueshme ndaj radikalizmit janë individë dhe familje në nevojë, të rinj të papunë dhe persona të cilët besojnë se janë të diskriminuar për shkak të besimit të tyre. Mjaft shqetësues është fakti se kryesisht moshat e reja nga 18 deri 30 vjeç (jo praktikantë të fesë) me arsim të ulët dhe të papunë shfaqen më të prirur për të mbështetur përdorimin e dhunës", thuhet në raport. Nxitëse shikohet edhe dhuna, keqtrajtimi apo përndjekja nga institucionet e sigurisë, të cilat mund të provokojnë ndjenja hakmarrjeje dhe mbështetje për grupet ekstremiste të dhunshme. “Kategoritë më të rrezikuara nga manipulimi fetar për sulme ndaj besimit dhe kulturës islame janë veçanërisht meshkuj të grupmoshës 31-35 vjeç, të papunë, praktikantë të fesë dhe me arsim të mesëm", thuhet në raport.

 

 

Rekomandimet

1-Trajtimi i fenomenit të radikalizmit fetar dhe ekstremizmit të dhunshëm përtej kufijve të sektorit të sigurisë, duke përfshirë në mënyrë aktive agjenci dhe institucione shtetërore në fushat e qeverisjes vendore, arsimit, çështjeve sociale, rinisë, punësimi, antidiskriminimi etj., si edhe aktorë joshtetërorë.

2-Konsolidimi i nivelit të formimit teologjik të imamëve, trajnimi i tyre lidhur me radikalizmin fetar dhe ekstremizmin e dhunshëm. KMSH duhet të vazhdojë përpjekjet e nisura nën përqasjen e përfshirjes për trajtimin e rasteve të xhamive ilegale, si alternativë ndaj izolimit të tyre.

3-Shoqëria civile duhet të kontribuojë për kundërshtimin e ideologjive dhe axhendave proaktive të grupeve radikale fetare.

4-Hartimi i programeve të monitorimit të tensionit, përfshirë parandalimin e radikalizmit dhe çradikalizmin në nivel individual.

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore