Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Diferencën e bëjnë penalltitë, Napoli i merr Juves Superkupën

Dueli

Tevez dhe Higuain mbyllin 120 minutat në barazimin 2-2. Më pas lotaria nga pika e bardhë

Napoli (2)Napoli ka fituar Superkupën e Italisë për herë të dytë në historinë e vet, duke ndërprerë serinë e sukseseve të Juventusit që e kishte fituar këtë trofe në dy edicionet e kaluara. Në ndeshjen e zhvilluar në Doha të Katarit, diferencën mes Napolit dhe Juventusit e kanë bërë gjuajtjet nga pika e bardhë e 11-metërshave, pasi 120 minutat dhuruan një barazim të merituar dhe shumë spektakolar 2-2.

Pritej një ndeshje e hapur mes dy skuadrave dhe e tillë ka qenë ajo e djeshmja, e filluar me një gol të shpejtë për Juventusin që vinte në këtë sfidë me petkun e Kampiones së Italisë. Pas vetëm 5 minutash, Karlos Tevez përfitoi nga një gafë e mbrojtësve napolitanë për të marrë topin dhe për ta dërguar atë pas krahëve të portierit Rafael me një gjuajtje të fortë. Reagimi i Napolit ishte i menjëhershëm, me Hamshik që tronditi shtyllën e portës së Bufon në minutën e 16 të sfidës. Megjithatë, protagonistë në fushë vazhdojnë të mbeten argjentinasit e të dyja skuadrave, me Tevez që shfaqet disa herë rrezikshëm para katërkëndorit të Rafael e Gonzalo Higuain që nga ana tjetër detyron Bufon të bëjë disa ndërhyrje spektakolare për të ruajtur portën e tij nga gola të sigurt. Sulmuesi i Napolit godet edhe shtyllën në fillimin e pjesës së dytë, por arrin të barazojë rezultatin në minutën e 78 të sfidës me një gjuajtje me kokë. Barazimi në fund të 90 minutave i hap rrugë kohëve shtesë, ku Juventusi tregohet më kërkues. Tevez rivendos ekipin e tij në avantazh në minutën e 116, me një tjetër gol spektakolar. Por bashkëkombësi i tij te Napoli, Higuain, çon ndeshjen drejt penalltive, duke shënuar kur kishin mbetur vetëm 2 minuta nga fundi i shtesës së dytë.

Kësisoj, fati i ndeshjes zgjidhet me gjuajtjet nga pika e bardhë, të cilat fillojnë me gabim të dyfishtë të Zhorzhinjo për Napolin e Tevez për Juventusin. Më pas, vijojnë 10 realizime të sakta radhazi, ku Bufon e Rafael luajnë rolin e spektatorit. Portieri i Juventusit arrin të presë dy penallti radhazi, të Mertens e të Kajehon, por edhe Napoli mbetet në garë, pasi fillimisht Rafael bllokon gjuajtjen e Kielinit, e më pas Pereira dërgon topin mbi traversë. Në serinë e 9 të gjuajtjeve, Kulibali shënon në tentativën e tij, ndërsa Padoin hipnotizohet nga Rafael, i cili pret gjuajtjen e mesfushorit juventin. 6-5 me penallti dhe për Napolin fillon festa e ëmbël e një hakmarrjeje ndaj skuadrës që i kishte rrëmbyer trofeun dy vite më parë, pas një ndeshjeje me shumë polemika të luajtur në Pekin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore