Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Shpallen 23 kandidatët, favorit mbetet përsëri Ronaldo

"Topi i Artë 2014"

Favoritët - Kompania prestigjioze e basteve sportive, "William Hill" mendon se fitorja e Kristiano Ronaldos është e padiskutueshme, aq sa i ka vënë koeficientin 1.17 suksesit të portugezit. I dyti është Lionel Mesi me koeficientin 8, ndërsa pas tij vijnë gjermanët Tomas Myler (21) dhe Manuel Nojer)

Topi i ArteFIFA ka publikuar dje listën e 23 kandidatëve për "Topin e Artë 2014", duke i dhënë hapësirë të madhe lojtarëve të Real Madrid dhe atyre të Bajern Mynih, për rolin që kanë luajtur në sukseset në Ligën e Kampioneve dhe Botërorin 2014.

Kristiano Ronaldo i Real Madrid është mbajtësi i trofeut, ndërsa në këtë edicion, mes kandidatëve, atij i janë bashkuar shokët e skuadrës: Benzema, Beil, Kros, Ramos dhe Rodriguez. Katër nga këta futbollistë janë vlerësuar për rolin e tyre në fitoren e Ligës së Kampioneve në edicionin e kaluar, ndërsa për Kros dhe Rodriguez, pjesëmarrja në listë është për atë që kanë shfaqur gjatë Kampionatit Botëror. Gjermania, fituese e Kupës së Botës, përveç Kros ka edhe 5 kandidatë të tjerë në listë, pasi mesfushorit i bashkohen Gëtce, Lahm, Myler, Nojer dhe Shvajnshtajger.

Në listë kishte vend edhe për tre finalistë të Botërorit, argjentinasit Mesi, Di Maria dhe Masçerano, ndërsa për finalistët e Ligës së Kampioneve të Atletiko Madrid, përfaqësues në listë ishin dy lojtarët që tashmë kanë shkuar te Çelsi, portieri Kurtua dhe sulmuesi Diego Kosta.

Ashtu siç pritej, në listë nuk figuronte Luis Suarez, ndonëse në sezonin e kaluar futbollistik ai ishte një nga sulmuesit më të spikatur në Europë, duke fituar edhe "Këpucën e Artë". Rregullorja e FIFA-s për përzgjedhjen e kandidaturave specifikon se "kriteri i përzgjedhjes së lojtarëve janë paraqitja sportive ashtu si edhe sjellja e përgjithshme brenda dhe jashtë fushës nga 30 nëntori 2013, deri më 21 nëntorin 2014". Si rrjedhojë, Suarez është lënë jashtë listës për çështje disiplinore, për shkak të pezullimit të dhënë për kafshimin ndaj Xhiorxhio Kielinit.

Lista do të votohet nga trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve të çdo vendi të anëtarësuar në FIFA, ashtu si edhe nga gazetarët e përzgjedhur për votim nga "France Football", e cila organizon bashkërisht me FIFA-n këtë çmim. Më datë 1 dhjetor do të publikohen 3 finalistët, ndërsa më 15 janar, në Zyrih, do të shpallet emri i fituesit të trofeut.

Lista

  • Garet Beil (Uells)
  • Karim Benzema (Francë)
  • Diego Kosta (Spanjë)
  • Tibo Kurtua (Belgjikë)
  • Kristiano Ronaldo (Portugali)
  • Angel Di Maria (Argjentinë)
  • Mario Gëtce (Gjermani)
  • Eden Hazard (Belgjikë)
  • Zlatan Ibrahimoviç (Suedi)
  • Andres Iniesta (Spanjë)
  • Toni Kros (Gjermani)
  • Filip Lahm (Gjermani)
  • Havier Masçerano (Argjentinë)
  • Lionel Mesi (Argjentinë)
  • Tomas Myler (Gjermani)
  • Manuel Nojer (Gjermani)
  • Neimar (Brazil)
  • Pol Pogba (Francë)
  • Serxhio Ramos (Spanjë)
  • Arjen Roben (Holandë)
  • Hames Rodriguez (Kolumbi)
  • Bastian Shvajnshtajger (Gjermani)
  • Jaja Ture (B. i Fildishtë)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore