Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Banda muzikore serbe mban flamurin shqiptar dhe quhet "Lazarat" (Video)

grupiKy është grupi Lazarat. Pankerët nga qyteti i Novi Sadit në Serbi kanë vendosur që grupi i tyre të mbajë emrin e fshatit në jug të Shqipërisë, që është i njohur për rritjen e marijuanës.

Në një zonë alternative mblidhen shpesh për të bërë muzikë. Në mënyrë ilegale, në formë anarkie, ata thyejnë çdo kufi. Bluzat e grupit mbajnë flamurin shqiptar.

Deri tani kanë bërë mjaft fansa dhe marrin pjesë edhe në koncerte të mëdha. Një pjesë nuk duan të identifikohen, por nuk përtojnë të prekin pikat më të ndjeshme.

"Ne kemi zero për qind gjuhë politikisht korrekte. Nuk merremi me të drejtat e shqiptarëve apo gjëra të tilla. Është thjesht një provokim dhe asgjë tjetër", thotë kitaristi i grupit.

"Si provokim nuk mbështesim asnjërën palë, thjesht luajmë me ikonografinë dhe besojmë se as ajo shqiptare, por as serbe në këtë kuptim nuk janë të shenjta", thotë bateristi Nebojsha Cato.

Në marrëdhëniet e tensionuara mes shqiptarëve dhe serbëve grupi me emrin kontrovers dhe logon e tij shkon përtej kohës.

10 qershor, 2014 (gazeta-Shqip.com)/TCH

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore