Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Kazinotë, evazioni fiskal mbi 110 milionë dollarë

kazinojaDyshimet se në Shqipëri ishte ngritur një perandori e madhe bixhozi në kushte të jashtëligjshme kanë ekzistuar prej kohësh.

Por vetëm tani, autoritetet po nxjerrin në pah përmasat e vërteta të saj. Shifrat janë tronditëse. Pas operacionit masiv për mbylljen e subjekteve të jashtëligjshme, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Tatimeve dhe njësia që mbikëqyr lojrat e fatit vlerësojnë se mbi dy të tretat e industrisë së kumarit në Shqipëri kanë qenë në të zezë, jashtë ombrellës ligjore.

Burime nga Njësia e Lojrave të fatit thonë për Top Channel se sipas vlerësimeve shifra e taksave që bizneset e kumarit kanë fshehur arrin në rreth 110 milionë dollarë në vit. Kjo shifer është dy herë më e shumë nga të ardhurat që shteti mbledh realisht nga gjithë kjo industri dhe vetëm në 5 vjet i ka hequr buxhetit gati 5 për qind të Prodhimit Kombëtar.

Kjo në një kohë kur financat publike të Shqipërisë kanë hyrë në një spirale të rrezikshme krize. Por humbjet kolosale për buxhetin nuk janë kostoja e vetme. Ekspertët thonë se zhvillimi në kushte paligjshmërie e ka shndërruar industrinë e bixhozit në një çerdhe kriminaliteti, ku ekzistojnë dyshime të forta për pastrim parash, por edhe aktivitete të tjera kriminale. Nga ana tjetër përhapja masive e tyre, edhe në zonat e ndaluara me ligj, ka qenë burimi kryesor i shumë vetëvrasjeve, divorceve, por edhe rrënimi familjesh.

Ligji thote qarte se keto biznese nuk duhet te ndertoheshin prane shkollave, spitaleve, institucioneve fetare, çka eshte shkelur per shkak te mungeses te kontrollit shteteror. Autoritetet thonë se lufta ndaj perandorisë së zezë të kumarit do të vazhdojë.

Sipas njësisë mbikëqyrëse të lojrave të fatit, pas zbulimit të pikave të jashtëligjshme tashmë po punohet për evidentimin e plotë të individëve që qëndrojnë pas tyre. Dhe më pas do të shqyrtohen hapat për rekuperimin e të ardhurave që janë ata kanë fshehur por edhe përballjen e personave me ligjin.

Shkrihet Seksioni i Krimit Ekonomiko-Financiar

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri njoftoi të mërkurën shkrirjen e Seksionit të Krimit Ekonomiko-Financiar dhe pezullimin e të gjithë efektivëve që kanë qenë pjesë e tij.

Tahiri njoftoi se pas kryerjes së hetimeve, ata punonjës që kanë kryer ne perputhje me rregullat detyrën e tyre do të rikthehen sërish në radhët e policisë.

Duke vlerësuar aksionet e ditëve të fundit, Tahiri u shpreh se këto janë hapa për të mbyllur një plagë sociale.

"Po kthejmë në jetë premtimin për të luftuar krimin e organizuar", tha Tahiri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore