Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Spiropali, sërish aksion antikontrabandë: Dëmi ndaj shtetit arrin 118 milionë lekë

Kreu i Doganave

Doganat: Firma ?Atllas sh.p.k? ka kryer një evazion fiskal me akcizën e alkoolit

elisa-spiropaliDrejtoria e Përgjithshme e Doganave lajmëroi ditën e djeshme se është zbuluar një evazion fiskal me vlerë në mbi 100 milionë lekë me akcizën e alkoolit. Sipas njoftimit të djeshëm mësohet se firma ?Atllas sh.p.k?, ka hedhur në treg 1850 tonë melasë, lëndë e parë për prodhimin e alkoolit, e cila nuk është kontrolluar nga autoritetet doganore. Dhe për këtë veprim të kundërligjshëm kjo firmë është gjobitur. Gjithashtu, me datë 09 tetor të këtij viti, gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e specializuara në fushën e akcizës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në magazinën fiskale të subjektit ?Atllas sh.p.k? u gjetën diferenca të theksuara midis deklarimit të subjektit dhe mallit që kishte. Gjatë këtij kontrolli, ndër të tjera, rezultoi se mbi 9300 litra alkool anhider janë hedhur për konsum në mënyrë të paligjshme, duke shmangur detyrimin e akcizës në shumën 4.204.350 lekë. ?Për këtë shkelje të dytë subjekti është penalizuar në shumën 16.871.400 lekë. Totali i penaliteteve për këto dy shkelje të konstatuara arin në rreth 118 milionë lekë?, thuhet në njoftimin e djeshëm për shtyp. Duke vijuar më tej, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bëri me dije se stafi doganor përgjegjës për mbikëqyrjen e magazinave fiskale është pezulluar, si dhe po vazhdojnë hetimet për nxjerrjen e përgjegjësive administrative. Në njoftim, theksohet gjithashtu, se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, është e vendosur për të zbuluar dhe ndëshkuar çdo shkelje në fushën e doganave, të cilat krahas dëmit që i shkaktojnë buxhetit të shtetit, cenojnë rëndë konkurrencën e ndershme.

Bashkëpunimi

Pak ditë më parë, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ku i kërkoi bashkëpunim institucional për hetime intensive ndaj krimeve në fushën e doganave. Në përfundim të këtij takimi, Spiropali deklaroi se do ketë bashkëpunim të fortë mes dy institucioneve në luftën ndaj korrupsionit dhe jo siç ka ndodhur, sipas saj, dy vitet e fundit, ku administrata doganore nuk ka depozituar asnjë çështje në prokurori.

 

[callout]Reagimi i PD, Laura Vorpsi

?Drejtoresha e Doganave gënjen, pasi me sulmet ndaj administratës së mëparshme kërkon të fshehë emërimet politike që ka bërë e po bën në dogana, siç janë ato të caktimit të drejtuesve dhe zyrtarëve të lartë të PS-së në rrethe?, tha dje zëdhënësja e selisë blu.[/callout]

 

Të ardhurat, 8-mujori, 9.8 miliardë lekë më pak nga TVSH-ja

Gjatë 8-mujorit të këtij viti është shënuar rritje e deficitit buxhetor, pasi administrata fiskale nuk po arrin të realizojë të ardhurat e saj. Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Financave, në 8 muajt e këtij viti të ardhurat nga TVSH-ja janë shumë nën nivelin e parashikuar, duke paralajmëruar rënie të mëtejshme të konsumit. Gjatë kësaj periudhe të ardhurat nga TVSH-ja llogariten të jenë 70.1 miliardë lekë, nga 79.9 miliardë lekë që ishin planifikuar në fillim të vitit. Duke iu rikthyer shifrave të Ministrisë së Financave, rezulton se me rënie gjatë kësaj periudhe janë edhe të ardhurat nga taksa e akcizës, ku u arkëtuan 23.4 miliardë lekë, ndërsa ishin planifikuar 28.1 miliardë lekë. Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin arritën në 10.2 miliardë lekë, nga 10.7 që ishte planifikimi. Gjatë 8 muajve të parë të vitit arkës së shtetit i mungojnë nga administrata fiskale, pra nga tatimet dhe doganat 16.2 miliardë lekë, krahasuar me parashikimin paraprak.

 

Transportet

Haxhinasto: Borxhet për rrugët 400 milionë euro

Shlyerja e borxheve që qeveria i ka biznesit duket se do t?i kushtojë shtrenjtë buxhetit jo vetëm në vitin 2014, por edhe në vitet pasuese. Plot 400 milionë euro është shuma që vetëm Ministria e Punëve Publike ka si fatura të papaguara ndaj kompanive. Ministri Edmond Haxhinasto ka sqaruar strategjinë që do të ndiqet për shlyerjen e këtyre detyrimeve. Nga ana tjetër, rruga që i kushtoi i buxhetit të shtetit 1 miliard euro, Durrës-Kukës ende nuk ka përfunduar. Ministri Haxhinasto deklaroi se nevojiten ende miliona euro të tjera. Ndërkohë, që bashkë me Bankën Botërore dhe korporatën ndërkombëtare financiare do të negociohet për të dhënë me koncesion mirëmbajtjen e saj. Ndonëse ende nuk ka një shifër zyrtare, sipas studimeve të kryera deri në 5 euro parashikohet të jetë pagesa për çdo shofer që do të kalojë në këtë autostradë. Ministri Haxhinasto u ndal edhe te siguria rrugore, e cila do të jetë një ndër sfidat e punës së tij. Në ditët në vijim pritet të merret një paketë masash për të rritur sigurinë dhe për të ulur aksidentet në rrugë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore