Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Albpetrol”, 1500 militantë drejt asistencës

Vendimi

 METE i hap dyert zbatimit të VKM-së për procesin e ristrukturimit të shoqërisë

albpetroli-fier-2Qeveria në ikje e drejtuar nga Sali Berisha duket se po kujdeset për gjithë mbështetësit e saj në qendër e në bazë, me qëllim rehabilitimin e tyre financiar edhe pas largimit nga pushteti. Ndërkohë që zëvendësministrat dhe drejtuesve politikë u është kërkuar prej Berishës që të largohen, pritet të largohen nga postet dhe nga puna mijëra demokratë në të gjithë Shqipërinë, duke përfituar asistencë në ato raste kur mundet. Një rast i tillë i është lënë në dorë edhe kreut të kompanisë së vetme naftënxjerrëse në vend, "Albpetrolit", të cilit i është dhënë mundësia të kryejë procesin e fundit të ristrukturimit të kësaj shoqërie pak ditë para se të largohet. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Florjon Mima, ka rinxjerrë udhëzimin për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 1 shkurt 2012, për trajtimin e punonjësve që dalin të papunë nga procesi i ristrukturimit të shoqërisë "Albpetrol" sh.a. Patos. Ky vendim u mor nga Këshilli i Ministrave pak para privatizimit të tij me qëllim kryerjen e një reforme të thellë në strukturën e kësaj shoqërie që parashikonte nxjerrjen në asistencë të rreth 1500 punonjësve, duke lehtësuar kështu barrën e blerësit. Për shkak të dështimit të procesit të privatizimit atëherë, ky vendim u anulua dhe nuk u zbatua. Ndonëse nuk u dhanë shkaqe zyrtare për arsyet e anulimit të këtij vendimi, mësohet se largimi nga puna i rreth 1500 punonjësve në prag të fushatës së zgjedhjeve parlamentare do të sillte pakënaqësi te punonjësit që qëndronin në gatishmëri prej një viti e gjysmë dhe kosto jo të vogël politike për partinë në pushtet. Por, ky vendim tashmë nuk do të përdoret ndaj punonjësve që nuk janë të angazhuar në politikë, por për të lehtësuar militantët demokratë që janë futur aty në punë gjatë këtyre tetë viteve. Për shkak se ndërrimi i pushteteve pritet të sjellë në vjeshtë një reformë të thellë në sektorin e naftës, mësohet se demokratët i druhen një strukturimi të shoqërisë, por pa përfitimet që sjellë për të larguarit nga puna Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 1 shkurt 2012. Për këtë arsye pritet që titullari i "Albpetrolit" të nisë një strukturim të shoqërisë ku në mirëbesim të pushojë nga puna qindra punëtorë e specialistë, të cilët kanë qenë mbështetës të evidentuar të PD-së gjatë këtyre viteve. Gjithashtu, ristrukturimi mësohet se do të përfshijë gjithë ata punonjës që janë emëruar në "Albpetrol" jashtë kritereve, pasi nuk kanë zotëruar specializimin e duhur, ndonëse kanë zënë vendet e naftëtarëve të vjetër që janë shkarkuar pa motivacion të argumentuar. Ndërkohë, ky strukturim mund të ndihmojë edhe në "fshehjen" e mjaft punonjësve të cilët mësohet se janë paguar për vite me radhë edhe pse nuk janë paraqitur në punë, të cilët tashmë do ta humbasin vendin e punës. Burime të gazetës shprehen se pritet që ky strukturim të sjellë pushimin nga puna të qindra punonjësve, të cilët do të përfitojnë pagën e një viti, si dhe një pagë mujore për çdo vit vjetërsi pune.

Vendimi

Në këtë vendim thuhet se punonjësit e shoqërisë "Albpetrol", sh.a., Patos, që dalin të papunë si pasojë e ristrukturimit, gjatë periudhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi deri në çastin e privatizimit të shoqërisë, përveç trajtimeve që parashikohen nga Kodi i Punës, përfitojnë, për një periudhë njëvjeçare, pagesë sipas pagës bruto të vitit të fundit të punës. Ndërkohë, në përfundim të kësaj periudhe, punonjësit kanë të drejtë të aplikojnë për të ardhurën nga papunësia. Gjithashtu, në këtë vendim shtohet se periudha gjatë së cilës këta punonjës do të marrin pagesën e përcaktuar më sipër njihet si periudhë sigurimi, për efekt të përfitimit të pensionit të pleqërisë, të invaliditetit, atij familjar dhe të barrëlindjes dhe se shënohet në librezën e punës. Ndërkohë, nga ky vendim përfitojnë të gjithë ata të cilët janë punësuar të paktën dy vite para se të hyjë në fuqi.

Pushimet elektorale

Më datë 1 qershor të këtij viti qindra punonjës të "Albpetrolit" të cilët nuk u bënë pjesë e fushatës së PD-së nuk arritën të kishin rinovim të kontratës së punës, duke mbetur të papunë në një kohë kur vendimi i sipërcituar ishte anuluar. Ndërkohë, gjatë muajit qershor e në vazhdim në Albpetrol u punësuan qindra persona të tjerë, të cilët nuk kishin eksperienca profesionale të mëparshme në sektorin e naftës. Nga burime të gazetës u mësua se gjatë kësaj periudhe veç të tjerëve kanë pranuar që të punësohen si roje apo punonjës të thjeshtë, edhe persona të diplomuar si mësues apo infermierë.

Asistenca

Pritet që këtë herë asistenca të prekë qindra militantë të PD-së që do ta pranojnë me "dëshirë" largimin nga puna me qëllim që të përfitojnë pagën e një viti dhe vjetërsinë

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore