Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shqipëria nuk ka fonde as për studime të thjeshta

Kërkimi shkencor

Ministrja e zgjedhur Nikolla: Qeveria e re do të miratojë fond të veçantë shtetëror për shkencën

Reforma - Katër vitet e fundit, Shqipëria reduktoi numrin e instituteve kërkimore, për shkak të mungesës së eficiencës dhe një pjesë e departamenteve u atashuan pranë fakulteteve

Fondet - Ideja e sugjeruar e studiuesve është bashkimi i fuqive dhe i mendjeve të të gjithë akademikëve nga trevat shqipfolëse për të përthithur fonde e për të realizuar studime e kërkime

Studimet - Shqipërisë i mungojnë studimet thuajse në të gjitha fushat, por edhe kërkimet që përmirësojnë jetën e përditshme të secilit prej nesh për të dalë në përfundime e për të sjellë përmirësime

Kerkim shkencorKërkimi shkencor është në vështirësi nga të gjitha anët. Përveç Akademisë së Shkencave dhe instituteve me rëndësi, bërthamat e kërkimit shkencor që me reformën e Akademisë së Shkencave u atashuan pranë fakulteteve thuajse, nuk bëjnë asgjë. Mundësitë për të bërë kërkim shkencor në laboratorë apo lëme të ndryshme të shkencave ekzakte apo shoqërore janë shumë të pakta, ndërkohë që gjatë viteve të fundit nuk kemi të zhvilluara dhe publikuara as studime të thjeshta për fenomene apo probleme nga jeta e përditshme. Një problem i cili nuk ka kosto, por që nuk është marrë seriozisht nga katedrat në të gjitha universitetet shqipfolëse është bashkëpunimi mes akademikëve në Shqipëri por edhe në institucionet e arsimit në troje.

Mungesa e fondeve është kryesorja, ndërkohë që ka nevojë për bashkëpunim më të gjerë mes kolegësh dhe gjetjen e mundësive për mësimdhënien dhe angazhimin në studime konkrete.

Financimi

Sa i takon financimit, dje ka qenë e pranishme në konferencë ministrja e zgjedhur e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila ka deklaruar se me ardhjen e qeverisë së re, kërkimi shkencor do të ketë fondin e vet të financimit që do të miratohet dhe do të njihet si fond kombëtar për shkencën.

"Angazhimi do të fillojë me ngritjen dhe krijimin e një fondi kombëtar për shkencën, si burim financimi të kërkimit shkencor, zbatimit të projekteve dhe rritjes së autonomisë, përmes ripërtëritjes tërësore të hapësirave studimore dhe laboratorëve shkencorë", tha Lindita Nikolla, ministrja e zgjedhur e Arsimit.

Studiuesit shqiptarë ende nuk i kanë mundësitë për të bashkëpunuar me kolegët e tyre në trojet shqipfolëse, por edhe më gjerë. Studiuesit kanë kërkuar që të ketë projekte konkrete jo vetëm në letra, por ato të financohen dhe më pas të botohen.

Konferenca për shkencën do të zgjasë tri ditë dhe në të do referojnë studiues të njohur, profesorë që merren me kërkimin shkencor.

Legjislacioni

"Të krijojmë mundësinë që pedagogët shqiptarë që jetojnë jashtë të vijnë pranë katedrave këtu, të shpenzojnë një-dy javë me kolegët në Shqipëri, të angazhohen në proceset e mësimdhënies, të angazhohen në një studim konkret, të kenë mundësinë që së bashku me kolegët shqiptarë të fillojnë të konceptojnë projekte shkencore, të cilat mund të jenë kompetitive në arenën ndërkombëtare për të marrë paratë e domosdoshme që duhen për të financuar shkencën në Shqipëri", tha Nikolla Qafoku, drejtor i përgjithshëm i Institutit AlbaShkenca.

"Kam verifikuar një nevojë për harmonizim nga pikëpamja e formatit legjislativ midis vendeve tona. Nga pikëpamja e harmonizimit që të mos kemi pengesa në komunikimin, në transferimet, në mobilitetet, në kërkimet shkencore midis institucioneve të arsimit të lartë në trojet shqipfolëse", tha gjatë konferencës rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.

Në konferencën për shkencën do referojnë studiues të njohur, profesorë që merren me kërkimin shkencor. Mbi 400 punime pritet të prezantohen dhe më pas në fund të dalin dhe rekomandimet përkatëse për risitë që duhet të përqafojnë shkencëtarët shqiptarë. Punimet do të prezantohen gjatë tri ditëve që do të zgjasë aktiviteti. Lorina Mixha

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore