Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Nga Liqenas në Pustec, PD rikthen propozimin e katër viteve më parë

Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës kërkesën e banorëve të Komunës Liqenas me komunitet maqedonas në Qarkun e Korçës për t?i rikthyer emrin nga Liqenas në Pustec. Nisma e riprezantuar pas katër vitesh nga deputeti i PD-së, Edmond Spaho, nuk gjeti mbështetjen e deputetëve të opozitës në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. "Kërkohet konsensusi i palëve për ligjin për ndarjen territoriale, duke shtuar se duhet bërë edhe një reformë e plotë. Këto janë ligje të rëndësishme dhe kërkohet reformë territoriale, jemi dy muaj para zgjedhjeve. Ndryshimi i emrit të komunës nuk mund të bëhet në fund të mandatit, do të krijohej precedent. Ky propozim mund të kthehej në një çështje referendumi lokal", tha në fjalën e tij socialisti Bashkim Fino. Iniciuesi i këtij ndryshimi, demokrati Spaho, hodhi poshtë pretendimet e opozitës, duke theksuar se një ndryshim i tillë nuk vjen për shkak se ai realizohet në fund të mandatit të Kuvendit të Shqipërisë. Ndryshimi i këtij drafti nuk mund të realizohet pa 84 votat e deputetëve, pasi kërkon një shumicë të cilësuar në Kuvend. Komuna Liqenas ka rreth 3500 banorë të kombësisë maqedonase. Banorët e kësaj komune për shumë vite kanë kërkuar ndryshimin e emrit, madje kanë bërë edhe një peticion në vitin 2008. Në vitin 2009, Kuvendit iu paraqit kjo kërkesë, por nuk mori kuorumin e mjaftueshëm. Kryetari i kësaj komune, Edmond Themelko, u shpreh se minoriteti maqedonas kërkon rikthimin e toponimit të vjetër të kësaj zone të përdorur deri në vitin ?70, Pustec.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore