Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Përkulja e Klinton dhe teza “Veliaj”

Kosta Barjaba

Konventat zgjedhore amerikane janë shndërruar në një traditë me rrezatim global. Veçanërisht konventat e demokratëve, për shkak të afërsisë me vlerat europiane. Edhe Konventa e Karolinës së Veriut u bë një pikë referimi për mesazhet e saj. Erion Veliaj i ka bërë një lexim origjinal këtyre mesazheve, duke i përshtatur ato në imperativa aktuale për socialistët. Përpunimi i këtyre ideve në një tezë për socialistët shqiptarë rrezaton një emancipim politik të spikatur, por edhe apelon për një përkushtim serioz ndaj interesit publik si kryeprioritet i çdo force politike. Nisur prej refleksioneve të Veliajt dhe mikpritjes së tyre te socialistët e thjeshtë, dëshiroj të adresoj disa çështje që lidhen me Programin Socialist ose, siç e quan Veliaj, vizatimin e ëndrrës së të ardhmes.

1. Financime publike për punësimin, arsimin, shëndetin

Në retorikën e Kryeministrit ndeshen rëndom akuzat ndaj Programit Socialist, si një program që rikthen taksën e Marksit e gjepura të tjera. Partia Socialiste nuk e ka fshehur, madje duhet t?ia bëjë edhe më të qartë publikut, votuesve dhe qytetarëve se, si një parti e qendrës së majtë, e mbështetur në filozofinë e liberalizmit social, është për ekonominë sociale të tregut. Socialistët janë po aq marksistë sa është i tillë Presidenti Obama, i cili e theksoi qartë se rritja e financimeve publike është jetësore për krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin e arsimit dhe mbrojtjen e shëndetit të popullsisë. Madje, edhe për mbështetjen e sektorit privat, sidomos të sipërmarrjeve eksportuese. Qeverisja e djathtë, gjatë shtatë viteve të fundit, u pri drejt një modeli ekonomik, i cili, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, nuk po krijon vende pune. Për më tepër, po shkatërron burimet natyrore dhe rrënon mjedisin. Qeveria flet për turizmin, por mbyll sytë para fabrikave të çimentos që janë ndërtuar me licencat e saj dhe të cilat po i zënë frymën natyrës, bukurive dhe bregdetit shqiptar. Qeveria flet për zhvillimin e zonave të Veriut, por vendburimet natyrore e minerare janë shndërruar në enklava skllavërie mesjetare, ku mbi minatorët sundon ligji i xhunglës. Prandaj pasuritë kombëtare natyrore do të jenë në vëmendjen e veçantë të qeverisjes socialiste. Jo kompanitë private, nënvizoi Obama, por qeveria e zgjedhur nga qytetarët, duhet të shkruajë strategjinë e energjisë. Ky sinjal vjen tamam në kohë, kur publiku shqiptar është dëshmitar i lojërave të dyshimta që bëhen me burimin natyror më strategjik të Shqipërisë: naftën. Qeveria shqiptare duket sikur i është dorëzuar dorës së padukshme të tregut. Por në fakt ajo u është dorëzuar interesave të klientelës së saj, duke e shndërruar ?dorën e padukshme? në një burim pasurimi të klientelës dhe ?grusht të padukshëm? për shumicën e popullsisë.

2. Adresimi i drejtpërdrejtë i nevojave të qytetarëve

Presidenti Obama solli në Konventë njerëz, vende dhe ngjarje jetësore, nga të gjitha vijat e horizontit të Amerikës, të cilat kërkojnë një impenjim të drejtpërdrejtë të qeverisë. Obama foli, para së gjithash, për mendimet dhe nevojat e amerikanëve të thjeshtë. Prandaj avantazhi i Programit Socialist është se nuk bën fjalë për Shqipërinë virtuale dixhitale, parajsën energjetike dhe urat kryeministrore pa këmbë, por për problemet reale të bujqve të Myzeqesë, të varfërve të Gramshit, të përmbyturve të përjetshëm në Anën e Malit, mësuesve të papunë të Tiranës, minatorëve pa miniera të Bulqizës, fshatarëve të Shalësit, të cilët nuk blejnë dot as me listë në dyqanet e boshatisura. Qeveria ngazëllehet për rritjen e pensioneve, por ngazëllimi i saj nuk arrin te pensionistët e Sarandës dhe Delvinës, të cilët nuk paguajnë dot autobusin për të shkuar te dentisti në qytet. Programi Socialist nuk ofron rritje thërrimore dhe iluzore të pensioneve, por shërbime publike, shëndetësore e sociale për pensionistët, të cilat do të ndryshojnë cilësinë e jetës së tyre. Në këtë kontekst, kuptohet sa aktual dhe i dobishëm është Programi Socialist për mbështetjen prioritare të 95 për qind të popullsisë (rreth 60 për qind që janë të varfër dhe 35 për qind të atyre që mund të kategorizohen si shtresë e mesme dhe jo e varfër). Duke nxitur, njëkohësisht, kontributin në ekonomi, sipërmarrje dhe politikat sociale të 5 për qind të të pasurve, të cilët nuk konsiderohen armiq, por partnerë të qeverisjes së ardhshme socialiste. Përveç problemit të njohur të taksimit progresiv e të diferencuar, Programi prezanton një mënyrë inteligjente të përballimit të krizës. Zgjidhja nuk është në shkurtimin, fjala vjen, të mësuesve, por në rritjen e kujdesit dhe financimeve për shkollën. Këtë zgjidhje propozoi në tryezën rajonale për çështjet sociale të Programit Socialist në Peshkopi, mësuesi mendjehapur i njërës prej zonave më malore të Dibrës. ?Këtë vit shkolla rrezikon të mbyllet se ne nuk e arrijmë dot kufirin që ka caktuar qeveria për numrin e nxënësve për klasë, tha ai. Nxënësit do të mbeten pa shkollë dhe ne, mësuesit, pa punë?. Por Programi Socialist jep një zgjidhje tjetër: jo shkurtimin, por rritjen e financimeve për arsimin. Qeveria ka ku të shkurtojë fondet. Nëse hyn, për shembull, në një agjenci lagjeje të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, përveç punonjësve në postet e punës, do të gjesh edhe një të ashtuquajtur punonjës shërbimi. I cili nuk është gjë tjetër veçse një militanto-parazit. Kostoja e vendit të punës për një mësues mund të jetë e barabartë me koston e vendit të punës të këtyre punëve të sajuara për të shpërblyer militantët. Por dobia që i sjellin shoqërisë mësuesit është në kontrast të thellë me ?gërryerjen? që i shkaktojnë postet parazitare për militantët.

3. Përkulja e Klintonit: mbështetje udhëheqësve që vijnë

Veliaj, në tezën e tij, ilustron edhe nevojën për bashkim rreth liderit. Ky bashkim portretizohet si një shenjë emancipimi ku rrymat e brendshme partiake që mendojnë ndryshe në çastin e fillimit të garës me kundërshtarin, për hir të kauzave të përbashkëta, bashkojnë kontributin e tyre për të mbështetur liderin. Sepse kjo është rruga më efikase për të fituar. Dhe fitorja e socialistëve nuk do jetë vetëm politike, por fitore e një programi që konsulton, frymëzon dhe mobilizon qytetarët, për t?u dhënë zgjidhje problemeve të tyre. Prandaj, bashkimi ndaj liderit nuk duhet parë si një bashkim rreth individit, por rreth kauzave të përbashkëta në shërbim të interesit publik dhe qytetarëve. Nuk mund t?i mbyllja këto shënime, pa sjellë në vëmendje të lexuesit përkuljen kuptimplote të Bill Klinton para Barak Obamës, në sytë e miliona amerikanëve, ndoshta miliarda shikuesve të globit. Ishte një gjest që bëri thirrje për mbështetjen e udhëheqësve që vijnë. Klinton u përkul para politikanëve të fuqisë së ndryshimit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore