
Ekskluzive/ Me dokumenta të falsifikuara, Carapuli kërkon të regjistrojë toka në Dhërmi
Gazeta Shqip ka raportuar në disa shkrime sesi kompania Eurocol, me pronar biznesmenin kontrovers Pandeli Carapuli, po tenton me forma të ndryshme të tjetërsojë pronën e qytetarit Andon Bifsha.
Carapuli ka marrë një leje zhvillimore për ndërtimin e kompleksit prej 19 mijë m2, të quajtur “White Rock’s” ose siç njihet ndryshe “Shkëmbinjtë e Bardhë”. Por biznesmeni e ka shtrirë ndërtimin deri në afërsi të bregdetit, në tokën e një banori, të quajtur Andon Bifsha. Ky i fundit e ka paditur në gjykatë, e cila më pas ka vendosur bllokimin e resorit të Carapulit, deri në zgjidhjen e konfliktit.
I gjendur në këto kushte bllokimi, Carapuli merr statusin e investitorit strategjik dhe kërkon që tokën e Andon Bifshës ta marrë pikërisht me këtë privilegj, pasi i takon dalja në det. Gazeta SHQIP disponon kordinatat që janë përcaktuar në VKM-në për Carapulin. Sipas kordinatave, Carapulit i takon vetëm bregu shkëmbor, që po e përfitonte pikërisht nga favori që po i bën qeveria.
Por biznesmeni nuk ngopet me kaq dhe sëfundmi po kërkon tani të zaptojë të gjithë tokën përpara resortit.
Carapuli si hartograf!
Në datë 27 qershor të këtij viti, Carapuli dorëzon në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Dega Vlorë, regjistrimin e një kontrate qeraje që kishte lidhur me Bashkinë e Himarës. Kontrata shkruante se Eurocol si investitor strategjikë, kishte marrë me qira për 20 vite tokën e qytetarit Andon Bifsha.
Ky i fundit është zotërues me AMTP, të një sipërfaqe prej 5600 m2, buzë detit. Gjithashtu Carapuli bashkë me kontratën dorëzon edhe një hartë, ku tregon sipërfaqen që ai kërkon të marrë me qera.
Gazeta Shqip e disponon këtë hartë, ku matjet janë bërë nga vetë Carapuli dhe as nga Bashkia Himarë dhe as nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës Vlorë.
E thënë më thjeshtë për publikun. Një ditë të bukur, Carapuli zgjohet dhe i vë gishtin një prone të huaj dhe mbi atë pronë krijon hartën e tij të zaptimit. Me hartën e krijuar nga vetë ai dhe me kontratën fiktive me Bashkië e Himarës, Carapuli kërkon ta zaptojë.
Falsifikimi i dokumentave
Kontrata mes Pandeli Carapulit dhe kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, në rastin më të mirë është hartuar gabim, por ne rastin më të keq është falsifikuar.
Kjo për disa arsye!
Toka që pretendon Carapuli të marrë me qira, nuk është në pronësi të Bashkisë së Himarës, por në emër të qytetarit Andon Bifsha. Edhe në rastin sikur shteti të shpronësojë qytetarin Bifsha, sërish nuk është Bashkia e Himarës që vendos. Kjo sepse hapësira përpara resortit “White Rock’s” të Carapulit, është tokë bujqësore dhe është në inventarin e Ministrisë së Bujqësisë.
Kontrata që ka bërë Carapuli me Bashkinë e Himarës, është vetëm për pjesën bregdet, pra pjesën shkëmbore dhe jo pjesën e gjelbër. Fotoja e mëposhtme e tregon qartësisht se çfarë i takon Carapulit dhe si po tenton të marrë pronën e Andon Bifshës.
Gjithashtu VKM-ja e lëshuar për Carapulin si investitor strategjik, ka kordinata të sakta, që janë pikërisht disa metra në pjesën shkëmbore për të vendosur çadrat për pushuesit e vilave të tij.
Kjo do të thotë që biznesmeni Pandeli Carapuli mund të ketë falsifikuar kontratën me Bashkinë e Himarës dhe ka prezantuar një hartë fiktive pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë. Për raste të ngjashme janë arrestuar e dënuar shumë zyrtarë dhe qytetarë. Mbetet për tu parë nëse Carapuli do të mbajë përgjegjësi ligjore për këtë akt të kryer.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.





Skandali/ Kryebashkiaku socialist i Tropojës i jep tender kushëririt të parë
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Precedenti/ Këshilltari i Metës i pranishëm në prezantimin e programit t...
Historia e plotë >
Mediat serbe: Albert Krasniqi, vrau një 17-vjeçar serb të Kosovës në vit...
Historia e plotë >
Shifra dhe Tabela/ Tirana nuk ka vdekshmërinë më të lartë vdekjesh nga Covid, Alimehmeti tregon qarqet problematike

E frikshme, si e merr “peng” trupin koronavirusi

Çfarë duhet të garantojë një laborator privat, për analizën Covid-19?!
Biznes

Rusia "hakmerret" ndaj Shqipërisë, dyfishon taksën e grurit
Historia e plotë >
Fiskalizimi, Denaj në Berat: Nuk do të shohim më tatimorë nëpër kafene
Historia e plotë >

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >