Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Dobi, trajneri shqiptar firmos me ekipin me emër në Poloni

Dobi, trajneri shqiptar firmos me ekipin me emër në Poloni

As Walter Pandiani, S?awomir Majak apo Leszek Ojrzy?ski, por shqiptari Enkeleid Dobi do të jetë trajneri i ri Widzew ?ód? (Vixez Lozdit)  për pjesën e mbetur të sezonit të kampionatit polak.

45-vjeçari Dobi, ish-lojtari i ekipit të Teutës së Durrësit dhe kombëtares shqiptare e ndërpreu kontratën e tij me Górnik Polkowice dhe pa humbur kohë, pas 10 minutash, u njoftua zyrtarisht se ai kishte firmosur për ekipin rival Widzew.

“Jam i vetëdijshëm për mundësinë që kam marrë në ?ód?. Ju falënderoj shumë për të dhe mund t'ju siguroj se do të bëj çmos që tifozët e Widzew të mund të jenë krenarë për ekipin e tyre. Unë përfundova në një klub të shkëlqyeshëm me tifozë të shkëlqyeshëm, një histori të bukur dhe një të ardhme të ndritshme. Më vjen mirë që jam këtu dhe marr pjesë në këtë projekt unik.

Unë e njoh mirë një ekip që më është dashur ta shikoja nga afër gjatë sezonit si rival i Ligës. Unë mendoj se do të mund ta ndihmoj atë të zbulojë potencialin e tij të plotë”, - theksoi Enkeleid Dobi pas nënshkrimit të kontratës.

Dobi, trajneri shqiptar firmos me ekipin me emër në Poloni

45-vjeçari shqiptar është i lidhur me Poloninë për shumë vite. Ai ka luajtur si sulmues në Zag??bie Lubin dhe Górnik Zabrze (2000-2003). Ai mori drejtimin në Górnik Polkowice në 2017, të cilin e çoi në promovim e sezonit të dytë të punës së tij. Ai ka luajtur me ekipet shqiptare, kroate, sllovene, polake dhe franceze, si dhe ka qenë lojtar i ekipit të kombëtares shqiptare.

Dobi ka përfunduar kursin trajnimit të UEFA PRO të organizuar në Shqipëri nën patronazhin e trajnerëve italianë nga shkolla prestigjioze Coverciano, duke marrë licencën e trajnerit. Pavarësisht se në kategorinë inferiore, Widzew ?ód? është një ekip me emër në kampionatit polak.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore