Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Zyrtari i DASH i prerë, Escobar:Jo politika nacionaliste në Ballkan, çelësi është pajtimi etnik

Zyrtari i DASH i prerë,  Escobar:Jo politika nacionaliste në Ballkan,

Ballkanit Perëndimor i duhen liderë politikë të përkushtuar ndaj integrimit europian deklaroi zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, njëherazi i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në Forumin e Sigurisë në Beograd, Escobar tha se rajoni ka nevojë për politikanë të hapur ndaj dialogut, të cilët do të merren me çështje të shekullit XXI dhe jo me probleme nga e kaluara.

“Çelësi për Ballkan Perëndimor më të fuqishëm është ai i cili krijon gjithë përfshirje, integrim, pajtim etnik dhe jo politika nacionaliste”, u shpreh ai, ndërsa theksoi se një ndër sfidat më të mëdha dhe më zhgënjyese është se shumë politikanë nuk e kanë ndryshuar mënyrën e të menduarit.

“Ne kemi nevojë për politikanë të përkushtuar të Bashkimit Europian, por për fat të keq kjo nuk është gjithmonë kështu. Shohim disa tendenca shqetësuese në përqendrimin e pushtetit tek partitë politike dhe atë të mundësive ekonomike te njerëzit që janë të lidhur me këto parti”, vazhdoi zyrtari i lartë amerikan.

Escobar ka thënë mes tjerash se politika e çdo administrate amerikane, duke filluar nga ajo e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, eshte që të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen shpejt pjesë e BE-së dhe se rajoni do të mund të llogarisë në SHBA-në si partnere.

Ai shprehu mbështetjen për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, qoftë, siç tha, përmes Tregut të Përbashkët Rajonal apo nismës Ballkani i Hapur./TCH

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore