Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Zhduket 4-vjeçari në Kosovë, policia e ALARMUAR: Trupi nuk është gjendur ende, dyshohet se...

Zhduket 4-vjeçari në Kosovë, policia e ALARMUAR: Trupi nuk

Një katërvjeçar dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit, në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, mbrëmjen e së hënës.

Lidhur me rastin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, tha se kjo është një nga pistat e dyshimit.

Ai ka thënë për KosovaPress se operacioni i shpëtim-kërkimit, i cili nisi dje, pritet të rifillojë sot.

“Janë dyshimet e para se ai mund të ketë rënë në kanalin e Ibër –Lepencit, por ende nuk kemi ndonjë rezultat konkret. Ai është zhdukur, nuk është parë nga bashkëmoshatarët e tij. Sot pritet të rifillojnë kërkimet”, tha Zahiti.

Zahiti tha se kanë përfshirë një perimetër të gjerë të kërkimit dhe se mbetet të shihet tutje.

Në pamjet e publikuara më sipër shihet dhe kanali ku dyshohet se ka rënë 4-vjeçari.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore