Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Zgjedhja e presidentit/ Vjosa Osmani "kokë më kokë" me Behgjet Pacollin, a e bindi për votën?

Zgjedhja e presidentit/ Vjosa Osmani "kokë më kokë" me

 Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca e jashtëzakonshme, ku pritet të votohet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Të pranishëm në sallë janë 84 deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe. Po ashtu e pranishme në seancë është edhe Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe deputeti Bedri Hamza.

Kandidatja për presidente e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është e pranishme në sallën e Kuvendit për të ndjekur nga afër të gjithë procesin. Siç edhe raportojnë mediat e Kosovës, pasi ka hyrë në sallë, ajo ka përshëndetur ish-kolegët e LDK-së dhe më pas është larguar nga salla.

Por jo vetëm! Bashkë me të ishte edhe mbajtësi i mëparëshëm i postit të presidentit, e një prej kritikëve të saj, Behgjet Pacolli. 

Takimi i tyre zgjati për pak minuta, ata u kthyen së bashku prapë në sallën. Mbetet për t’u parë cili do të jetë qëndrimi i Behgjet Pacollit. A ia ka dalë Osmani ta binde për  t’i dhënë votën?

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore