Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

“Zemërohesha kur nuk gjeja adresën”/ Shqiptari vidhte kutitë e postës ku punonte, rrezikon dëbimin nga Zvicra

“Zemërohesha kur nuk gjeja adresën”/ Shqiptari vidhte

Një 44-vjeçar shqiptar që punonte në Zvicër, do të përballet me drejtësinë atje. Ai punonte për një shërbim privat postar dhe akuzohet se nuk ka dorëzuar në destinacion oakot, madje thuhet se në disa raste edhe i ka shitur.

Janë plot 115 pako, të cilat shqiptari nga Kosova nuk i ka dorëzuar asnjëherë në destinacionin e duhur, por i ka mbajtur në shtëpinë e tij. Aty përfshihen: veshje, syze dielli, vathë, termometra zgare, çizme gome, atlete etj.

“20minuten.ch” shkruan se të premten ai është përgjigjur para trupit gjykues në Gjykatën e Qarkut në Pffäfikon. Ai akuzohet se nga korriku i vitit të kaluar e deri në janar, kishte punuar në zonat e komunave të Kantonit të Cyrihut, si: Nürensdorf, Wangen dhe Brüten.

Gjithashtu se vlera e mallit të vjedhur shkon rreth 44,000 franga. “Nga zhgënjimi dhe zemërimi, sepse nuk gjeja adresën e dorëzimit. Pasi i kisha grumbulluar mallrat në banesën time, nuk dija çfarë të bëja me to”, ka thënë 44-vjeçari kur është pyetur nga gjykatëse se pse nuk i kishte dorëzuar paketat.

Madje shqiptari është ndjerë keq dhe është betuar se nuk do të bëjë kurrë më diçka të tillë në jetë. Ndërkohë vendimi i propozuar i prokurorit parashikon një burgim me kusht për 12 muaj si dhe dëbim 7-vjeçar nga Zvicra.

Kur atij i është përmendur dëbimi nga Zvicra ka thënë: “Unë nuk mund të kthehem në Kosovë, më jepni edhe një shans tjetër”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore