Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Vuçiç: Serbia po përballet me presion nga Perëndimi për ta njohur Kosovën

Vuçiç: Serbia po përballet me presion nga Perëndimi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se pret që të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi në maj, për çka tha se Beorgadi është i gatshëm.

Ai ka deklaruar se Serbia është në presion të madh, pasi Perëndimi po pritet që ajo ta njoh pavarësinë e Kosovës, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Pres vazhdimin e dialogut në maj, do të jemi të gatshëm për atë dialog. Perëndimi pret nga Serbia që të jetë ajo që pranon pavarësinë e Kosovës dhe ky është thelbi i vetë procesit”.

Vuçiç theksoi se Serbia do të mbrojë interesat e saj shtetërore dhe kombëtare. Mes tjerash ai ka theksuar se edhe pret së shpejti të formohet Asociacioni i Komunave Serbe.

“Ne do të insistojmë më fort dhe më qartë se më parë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, në mënyrë të plotë, dmth krijimin e Bashkimit të Komunave Serbe, siç parashikohet në atë dokument në gjashtë pikat e para, dhe Marrëveshjen e Zbatimit nga 2015. Ne do të presim për këtë”.

“Ne u referohemi fjalëve të Lajçakut, se ajo që është dakorduar duhet të përmbushet”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore