Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Vuçiç paralajmëron serbët: Kemi informacione se Kosova do të...

Vuçiç paralajmëron serbët: Kemi informacione se Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar sot serbët se në bazë të informacioneve që disponon, Qeveria e Kosovës gjatë nëntorit do të marrë aksione të tjera në veri. Sipas Vuçiçit këto aksione do të ishin katastrofike. Pas takimit me kryeparlamentarin Ivica Daçiç, presidenti Vuçiç është shprehur: “Kjo për ne do të ishte katastrofike, lajme të tmerrshme për popullin tonë”- raporton media "b92". Vuçiç tha se Kosova mund ta ndërmarrë aksionin më 6 nëntor në afërsi të Zveçanit.

“Nuk jam i sigurt se kjo do të jetë gjë e mirë edhe për ta. Duhet të mendojnë mirë për vendimet e tyre. Ne nuk kemi ku të shkojmë, vetëm mund të ndërmarrim veprimet që na diktohen pa fajin tonë”- ka shtuar gjithashtu Vuçiç, duke nënkuptuar se do të ketë rezistencë të serbëve lokalë.

Kujtojmë se para disa ditësh Policia e Kosovës ndërmori një aksion për goditjen e grupeve kriminale në veri të vendit, gjë që shkaktoi përplasje me disa grupe atje. Madje pati edhe të shtëna me armë zjarri, ku u plagosën disa efektivë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore