Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Vuçiç kërcënon Kosovën, i përgjigjet Haradinaj: Po nxit luftë, kur të zgidhem president...

Vuçiç kërcënon Kosovën, i përgjigjet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të respektojnë marrëveshjet e nënshkruara, pasi nëse ndodh e kundërta do ketë surpriza të mëdha.

Vuçiç në një intervistë për mediat vendase ka thënë se Kosova nuk ka asnjë të drejtë të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, pasi ndalohet nga marrëveshjet e nënshkruara.

“Ata nuk kanë asnjë ide, nuk i lexojnë marrëveshjet që nënshkruajnë. Ata nuk lejohen të aplikojnë në organizatat ndërkombëtare. Nëse aplikojnë, do t’i presin surpriza të mëdha”, tha Presidenti serb.

Por edhe pse Vuçiç kërcënoi Kosovën, ai sërish tha se nuk do donte që të kishte luftë dhe shtoi se të gjithë duhet të dinë se cilat janë rreziqet e një konflikti të ngrirë.

“Një konflikt i ngrirë do të thotë të presësh që dikush të nxjerrë i pari shpatën, nuk do të doja që bijtë e mi të shkojnë në luftë. Nuk duhet të na hyjë gjaku në trurin tonë, duhet të jemi realistë, njerëzit duhet të dinë se cilat janë të gjitha rreziqet e një konflikti të ngrirë. Shqiptarët nuk janë në thelb të gatshëm për një zgjidhje kompromisi”, shtoi Aleksandër Vuçiç.

Ndaj kwtyre deklaratave ka ardhur edhe reagimi i Ramush Haradinajt, kreut tw AAK-sw, i cili ka shfaqur ambicien e tij pwr t'u bwrw president i Kosovws.

"Fqinji ynë agresiv po u kthehet kërcënimeve të tij të zakonshme kundër Shtetit tonë!
Ai ndihet i fortë tani kur Kosova ka një Qeveri të shkarkuar dhe një President të dobët në detyrë.
Ne kemi nevojë për një President i cili qëndron fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë. Ndërsa e krijuam ushtrinë në kohën sa isha Kryeministër, një punë që ishte kundër bindjes së fqinjit tonë, në mandatin tim si president, Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s!
Ky është çelësi i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe përgjigja më e mirë në deklaratat luftënxitëse të Vuçiçit!", shprehet Haradinaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore