Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Vrasja që tronditi Kosovën/ Kush është 27-vjeçari që vdiq, dyshohet se u qëllua nga biznesmeni i njohur

Vrasja që tronditi Kosovën/ Kush është 27-vjeçari

Një 27-vjeçar u vra sot në tregun e Mitrovicës pas një ngjarjeje të rëndë, ku edhe dy të tjerë mbeten të plagosur.

Viktima është 27 vjeçari Valmir Fazliu, nga fshati Dolak i Vushtrrisë, shkruajnë mediat kosovare.

Valmiri ishte djali vetëm i familjes. Sipas hetimeve të deri tanishme të policisë, i dyshuari është biznesmeni Shefki Asllani, 35-vjeçar.

“Ndërsa në vendin e ngjarjes pas ekzaminimeve të kryera, hetuesit policorë si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar një armë (pistoletë), tri gëzhoja dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Ndaj te dyshuarit Sh. A., 35 vjeçar, me vendim te prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka njoftuar policia.

Policia ka bërë të ditur se rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale: vrasje e rëndë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore