
Vijojnë tensionet në Kosovë/ Kryetari i komunës Zveçan largohet nën masa të rrepta sigurie
Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci sapo ka dalë nga ndërtesa e komunës nën përcjelljen e forcave të policisë.
Gjatë ditës disa qytetarë nga komuniteti serb kanë protestuar duke bërë përpjekje të pengojnë kryetarin e zgjedhur që të futet në objektin.
Protestuesit në Zveçan ndërkohë filluan të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore.
Po ashtu protestuesit kanë djegur një veturë zyrtare dhe disa të i kanë demoluar.
Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime./ Top Channel





Tensionet në veri/ Turqia bën gati ushtarët për në Kosovë (Detaje)
Historia e plotë >



Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Tregu estetik ”ka dalë nga shinat”! Dermatologët: Mjekësia estetike vetëm nga profesionistë

Këmbimi valutor 4 qershor 2023/ Me sa shiten euro dhe dollari sot?

Ndotja e mjedisit nga lëndët plastike “bombë me sahat”
Aktualitet




Pamjet/ Aksident i trefishtë te Mali i Robit, krijohet trafik i rënduar
Historia e plotë >