Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Video/ Vjosa Osmani merr detyrën si presidente e bën veprimin e parë, PDK e bojkoton ceremoninë

Video/ Vjosa Osmani merr detyrën si presidente e bën veprimin e

Vjosa Osmani ka marrë sot zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës. Detyrën, asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit. Në ceremoni morën pjesë edhe ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Menjëherë pas marrjes së detyrës Osmani është drejtuar në vendin e saj ku e prisnin bashkëshorti me dy vajzat, të cilat i ka përqafuar dhe më pas ka takuar kryeministrin Albin Kurti.

Video/ Vjosa Osmani merr detyrën si presidente e bën veprimin e

Osmani u zgjodh nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, presidente e vendit të dielën, me 71 vota. Ajo ditën e sotme ka parashikuar një agjendë të ngarkuar takimesh.

Por kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka refuzuar ftesën e presidencës për të marrë pjesë në inaugurimin e Vjosa Osmanit.

Hoxhaj ka thënë ka refuzuar ftesën duke thënë se kjo nuk është një situatë normale dhe e merituar, ku Hashim Thaçi do ta bënte dorëzimin e detyrës së tij si president i vendit. 

Shkrimi i plotë i Hoxhajt:

PRESIDENTI MUNGON

Dje kam pranuar një ftesë nga presidenca për të marrë pjesë në aktivitetin e inagurimit të zonjës Osmani që mbahet sot. Pjesëmarrja ime, si kryetar i PDK-së do të ishte e paevitueshme, sikur të kishim një situatë normale dhe të merituar, ku Hashim Thaçi do ta bënte dorëzimin e detyrës së tij si president i vendit. Sikur opozitarët e deridjeshëm të respektonin shtetin e Kosovës, institucionet e bartësit e tyre, presidentin Thaçi e Kryetarin Veseli, që po e bëjnë një tjetër sakrificë për vendin. Fatkeqësisht, sot, për kryeministër e veçanërisht për presidente, kemi dy figura që jo vetëm karrierën e tyre e kanë ngritur duke e sharë e fyer themeluesin e UÇK-së, por kanë kërkuar edhe shkuarjen e tij në Hagë. Asnjë fjalë e mirënjohje për rolin e tyre. Por, e kundërta, akuza dhe dhunë. Prandaj, refuzova pjesëmarrjen sepse Vjosa Osmani nuk është presidente unifikuese, por përçarëse dhe partiake.

E zgjedhur si presidente në një mbrëmje të ftohtë, të mbushur me pazare të minutave të fundit, të cilat, sikur të mos mjaftonin, ishin caktuar që të kryheshin nga njerëz të Listës Serbe dhe struktura të ish-regjimit. Tani, për të gjithë, kjo mund të tingëllojë vetëm fjalë dashakeqe, por, koha do ta dëshmojë se realiteti do të jetë shumëherë më i hidhur. Për presidente do të kemi një marionetë të një kryeministri me tendenca autokrate.

I bindur se derisa idetë qëllimkëqija, joprofesionalizimi, tendencat autokratike të këtij pushteti njëpartiak të dalin në pah, do të jetë vonë dhe tashmë vendit do t'i jetë bërë një dëm i madh, por asnjëherë të mos mendojnë se Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë e heshtur përballë secilit rrezik që pritet t'i kanoset vendit nën udhëheqjen e tyre. Do t'ua përcjellim secilin hap e çdo veprim. Do ju mbajmë përgjegjës për çdo premtim e iluzion të rremë që keni krijuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore